E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diego shumë pranë Juves për 25 mln euro

Gjithçka duket e mbaruar për kalimin e brazilianit të Verder Bremen, Diego te Juventusi. Sipas "Gazzetta dello Sport", pas vizitës së përfaqësuesve ligjorë të Verderit të mërkurën në Torino për të diskutuar për këtë tratativë, administratori i deleguar Zhan-Klode Blank dhe drejtori sportiv, Alesio Seko, kanë fluturuar po atë mbrëmje drejt Bremenit, ku kanë arritur një marrëveshje me klubin e Verderit për blerjen e lojtarit. Klubi do të përfitojnë 25 milionë euro dhe lojtari 3.5 milionë për 5 vite. Pritet vetëm firma.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›