E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Xhilji: Qëndrimi i Ranierit nuk është i sigurt

Kur mungojnë vetëm dy ditë nga supersfida Milan-Juventus, e ardhmja e Klaudio Ranierit duket më e pasigurt. "E vlerësoj punën e trajnerit tonë, por asnjëherë nuk e kam cilësuar të sigurt qëndrimin e tij në krye të skuadrës edhe për sezonin e ri", ishte deklarata e Xhovani Koboli Xhiljit. Me fjalët e tij, presidenti i bardhezinjve i dha të drejtë Xhon Elkanit, që përpara një jave i kërkoi trajnerit dhe lojtarëve të heshtnin dhe t‘i shtroheshin punës, duke i shtyrë llogaritë dhe zgjedhjet e së ardhmes në fund të sezonit. Xhilji preku edhe çështjen "Bufon", pas zërave se numri 1 i portës mund të transferohet në një tjetër klub. Pas interesimit nga Barcelona, Mançester Junajtid e Mançester Siti, për "gardianin" u përfol edhe një shkëmbim me Abiatin e Milanit. Por, drejtuesi i klubit i jep fund të gjitha hipotezave dhe "blindon" Bufon: "Në periudhën kur ekonomia është në krizë, edhe objekteve të mëdha, grataçielave apo monumenteve mund t‘u bjerë vlera. Por, Bufon për ne është i paçmuar, një kampion i madh, që do të mbetet gjithmonë shumë i rëndësishëm". Nuk munguan edhe komentet për merkaton. "Fakti që po interesohemi për lojtarë të mëdhenj, tregon se kërkojmë të ndërtojmë një skuadër që është konkurruese, në Serinë A dhe në Evropë", përfundoi ai.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›