Diego, shume shpejt i Juventusit
Edhe dy dite kane mbetur nga ndeshje me Fiorentinen, por trajneri i Juves, Ranieri eshte optimist. Portieri Bufon eshte rikthyer prane skuadres. Madje edhe Tiago e Knezevic jane rikuperuar. Per kete trajneri konfirmon: "Jam optimist se do te jene ne pjesen tjeter te kampionatit dhe jo vetem kaq, por edhe per merkaton jam i kenaqur" - shprehet Ranieri "Diegon kur ta shohim me sy, do te themi se eshte i Juventusit". Trajneri beson edhe te kjo skuader. - "Juventusi eshte mire edhe keshtu," - shprehet prere Ranierri dhe kur pyetet per brazilianin thote: "Dua te them se me pelqen si lojtar por duhet te mendojme edhe per ekuilibrin brenda skuadres". Per trajnerin e Juventusit lajmi qe e gezon me shume eshte rikthimi i portierit, nje prej pikave me te forta te skuadres edhe ne arenen nderkombetare. Bufon la infermierine dhe i eshte bashkuar Juventusit, per te qene gati ne pjesen e dyte te gares. Portieri i kombetares se Italise, ka qene i demtuar qe prej fillimit te ketij sezoni.