E Shtunë, 31 Tetor 2026

Celsi kerkon Robinjon, e shkemben me Drogda

Celsi kerkon Robinjon, por duhet te prese fundin e sezonit qe te zyrtarizoje blerjen e brazilianit. Mediat angleze theksojne se Celsi, eshte duke pare mundesine per te blere kartonin e Robinjos, per shkak se ai nuk duket i lumtur tek ekipi i Mancester Sitit. Lajmi eshte raportuar dje dhe marreveshja pritet te arrihet brenda muajit, madje flitet edhe per nje kembim te mundshem te brazilianit me sulmuesin Drogba. Robinjo ka shenuar 12 gola gjate ketij sezoni, nente me shume se Drogba, por Skolari mendon se sulmuesi nga Bregu i Fildishte eshte ne gjendje qe te luaje nje rol te rendesishem ne radhet e skuadres se tej, para se te perfundoje sezoni. Drogba pritet te aktivizohet ne ndeshjen e radhes, pasi qendroje dy jave pushim, per shkak te lojes se dobet, ndaj Mancester Junajtid, pak kohe me pare. Drogba ne lidhje me merkaton shprehet: " Nuk kam luajtur gjate dy ndeshjeve te fundit dhe mezi pres te kthehem ne nivelet me te mira per te qene rregullisht pjese e skuadres sime." Me tej, ai shton: "Nese kthehemi pas ne muajin maj, une kam qene jashte kater ose pese muaj dhe kjo ka qene nje periudhe shume e veshtire per mua. Tani une ndihem ne forme shume te mire. Mendoj se jam shume i zoti per t'i dhene kenaqesine e duhur tifozeve. Nuk kam me as probleme demtimi, dhe gjuri eshte plotesisht ne rregull. Nje problem tjeter qe shihet ne levizjen e Robinjos, tani eshte ne baze te rregullave te reja te FIFA-s, ku nje lojtar nuk mund te luaje ne me shume se dy ekipe, brenda nje sezoni. Para se Robinjo te kalonte te Siti, eshte aktivizuar ne nje ndeshje te Superkupes ne Spanje, me Real Madridin, ndaj edhe ne rast kalimi per te Celsi, do te kete sanksione ligjore, per te luajtur dhe per te qene pjese zyrtare e klubit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›