E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia dhe Dinamo, "kampionet" e merkatos

Vllaznia dhe Dinamo kane vepruar me me kujdes ne merkaton e dimrit. Dy klubet pretendente per te fituar titullin kampion ne Shqiperi kane shpallur si objektiv per te fituar titullin kampion dhe si rivale e tyre shihet edhe Tirana. Ndonese bardheblute nuk kane afruar lojtare gjate merkatos se dimrit, jane rreshtuar qe ne fillim, si pretendente per te fituar titullin kampion. Tirana gjate veres se kaluar zhvilloi merkaton me te forte, por ne dimer stafeten e moren dy rivalet e saj, Dinamo dhe Vllaznia. Edhe blute kane afruar nje sulmues argjentinas, Ceko, si dhe blene Bakajn dhe rikthyen Bodrusic, duke e u perforcuar ndjeshem. Sipas trajnereve te Kategorise Superiore dhe protagonisteve ne fushe, ne pjesen e dyte, pritet nje rivalitet i ashper mes Tiranes, Vllaznise dhe Dinamos, per titullin e ketij sezoni. Nderkohe, per te fituar kupen jane rreshtuar thuajse te gjitha ekipet qe jane kualifikuar ne cerekfinale. Gjate fazes pergatitore, tre ekipet ne fjale kane zhvilluar edhe disa ndeshje miqesore. Ne fillim te shkurtit, ne kryeqytet do te ndeshet Dinamo dhe Tirana. Rezultati i ketij takimi pritet te percaktoje njeren prej ketyre skuadrave qe do te rivalizoje Vllaznine, ne pjesen e dyte te gares. Vetem ne rast se ndeshje derbi do te perfundoje ne barazim, atehere ecuria pritet te jete me te njejtin rivalitet, si me pare. Gjithsesi, si rralle here ne sezonet e fundit, ne gare per titull jane me shume se dy ekipe, pa llogaritur edhe Besen e Kavajas, e cila me kontingjentin dhe me merkaton ne dimrit, eshte nje prej skuadrave rivale per te siguruar titullin kampion.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›