Kievo blen Makinua, Bogdani mbetet jashte
Erjon Bogdani shton mundesine e nje kalimi te mundshem ne radhet e Lacios. Ose me e sigurt eshte largimi i tij nga radhet e Kievos. Sulmuesi i kombetares sone nuk ka gjetur hapesiren e duhur gjate pjese se pare te ketij sezoni me ekipin e tij, te Kievo dhe per rrjedhoje ka shume shanse qe te largohet. Ne merkaton e Seria A, klubi i Bogdanit, Kievo, deklaroi blerjen e nje sulmuesi, i cili pritet te jete titullar dhe qe do te ndikoje ne objektivin e ekipit, per te qendruar mes me te mirave te Seria A. Kievo deklaroi gjate dites se djeshme se ka arritur nje marreveshje me Stefen Makinua, sulmuesin e Lacios, per te cilin ishte folur pak kohe me pare se mund te shkembehej me Bogdanin. Shqiptari nuk ben pjese ne planet e trajnerit Di Karlo, te Kievo dhe mund te afrohet gjate ketyre diteve per tek Lacio, ku drejtor teknik eshte shqiptari tjeter Igli Tare. Nderkaq, per Bogdanin kane shfaqur interes edhe ekipe te tjera te Serise A, por dhe jashte Italise. Sulmuesit shqiptar i ka ardhur nje oferte edhe nga ana e nje ekipi francez, Grenoble. Deri ne fund te ketij muaji pritet te vendoset perfundimisht e ardhmja e sulmuesit te kombetares sone, e cila eshte gjithnje e me larg ekipit aktual. Edhe nje sezon me pare, Bogdani nuk arriti te gjente vetveten, duke mbetur ne pjesen me te madhe te sezonit ne stol, ku ne fund nderroi ekipi dhe kaloi gjate merkatos se veres, ne radhet e Kievos.