E Shtunë, 31 Tetor 2026

Per fitore ndaj Maltes dhe Hungarise

Do te kete nje shperblim te majme per lojtaret e kombetares sone, ne rast se arrijne dhe fitojne dy ndeshjet e radhes. Shperblimi, sipas drejtuesve te FSHF-se do te jepet ne fund te dy ndeshjeve te radhes. Me 11 Shkurt kuqezinjte do te luajne ne "La Valeta" , ndaj Maltes dhe nje muaj e gjysme me vone, me 28 Mars, ne "Qemal Stafa" , perballe Hungarise. Ne rast se kombetarja do te arrije dy fitore radhazi, shuma ne dispozicion te lojtareve, ne forme shperblimi pritet te jete rreth 15 mije euro per koke. Shperblimi jepet per te motivuar kuqezinjte, qe te arrijne rezultatet e deshiruara nga ana e tifozerise, e cila eshte nje arme me shume per ekipin ne ndeshjet eliminatore. Kuqezinjte jane shperblyer edhe per barazimet me Suedine dhe me Portugaline.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›