E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmet në Mitrovicës, Qeveria dënon çdo akt provokues

Prishtinë - Lidhur me ngjarjet në Mitrovicë ka reaguar edhe qeveria e Kosovës. Me anë të një deklarate të shpërndarë për mediat, qeveria kosovare bën të ditur se është duke e ndjekur me kujdes të shtuar situatën e krijuar në Mitrovicë pas incidenteve, teksa dënon çdo akt provokues dhe akt të dhunshëm të ndodhur sot. “Incidentet e tilla nuk i shërbejnë të mirës së vendit dhe u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të ruajnë qetësinë dhe të distancohen nga incidentet e tilla”-thuhet në deklaratën e qeverisë së Republikës së Kosovës.

Më tej, qeveria e kryesuar nga Hashim Thaçi bën të ditur se ekzekutivi kosovar është në koordinim të plotë me organet vendore të rendit dhe sigurisë, me KFOR-in dhe me EULEX-in, në mënyrë që gjendja e krijuara të tejkalohet dhe të ruhet qetësia dhe stabiliteti në tërë territorin e vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›