Diell, plazh dhe histori – Vlora në sytë e vizitorëve këto ditë pranvere

Ditët e ngrohta me diell kanë mbushur qytetin bregdetar të Vlorës. Shëtitje buzë detit, rreze dielli dhe për më guximtarët not në detin e papopulluar është pamja që kjo pranverë ofron .
“Jam nga Napoli, vij këtu për të vizituar shokun tim që jeton këtu. Kjo është hera e dytë që vij. Vlora është shumë e bukur. Ky vend është mrekulli. Ditën e kaloj duke bërë shëtitje dhe shijuar natyrën, duke njohur historinë dhe kulturën e vendit tuaj“, u shpreh një turiste italiane.
Por shumë turistë mbeten të mrekulluar nga historia e qytetit të pavarësisë dhe muzetë që shpalosin lidhjet e shqiptarëve me popujt e tjerë.
“Jemi nga Izraeli, kemi ardhur për pushime, është hera e parë. Vlora është shumë e bukur. Nuk e dinim lidhjen e Vlorës me Izraelin, as për muzeun as për rrugën” , tha turisti nga Izraeli.
Sezoni turistik këtë vit për Vlorën ka nisur më herët se zakonisht, ndërsa tur-operatorët parashikojnë rritje të fluksit me 15-20% krahasuar me vitin e kaluar.
Gazetare: Afrovita Hysaj
/rtsh.al/