Dielli hyn në një fazë re
WASHINGTON– Shkenctarët parashikojnë që dielli do të ulë intesitetin e tij, pra do të ketë një aktivitet më të qetë. Pritet që në vitin 2020 njollat e diellit të zhduken për vite të tëra, ndoshta edhe dekada.
Shkenctarët shtojnë që nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Efektet e një dielli të qetë janë më tepër se të mira. Do të ketë më pak ndërhyrje në sistemet elektrike të satelitëve dhe ato shpërndarse të energjisë. Efekte të mira do të ketë edhe në ngrohjen globale, ku do të vërehet një rënie e ndjeshme e influencës së saj.
"Ka ndodhur dhe më parë, por nuk shfaqej prej shumë shekujve", thonë specialistët.
Në konferencën mbi fizikën diellore në New Mexico, shkenctarët zbuluan parashikimet e tyre bazuar mbi aktivitetin diellor, fuqinë e fushës magnetike dhe zhdukjen e lëshimeve të fuqishme të materies nga sipërfaqja diellore.
Parashikimi specifikon që koha e pritur mbi fillimin e ciklit diellor është viti 2020, por ekspertët, thonë që në bazë të regjistrimeve të tyre dielli ka vite që ka një intensitet më të ulët.
(a.h/BalkanWeb)