Eklipsi spektakolar, hëna mrekullon me pamjen e saj
TIRANË- Mbrëmja e së mërkurës, mund të konsiderohet si nder më spektakolaret në 11 vitet e fundit, falë fenomenit të eklipsit hënor. Hija e tokës mbuloi tërësisht hënën për 1 orë e 40 minuta, fenomen natyror i cili nuk ka ndodhur kaq gjatë që prej vitit 2000.
Pamjet spektakolare të ofruara këtë herë nga qielli u panë edhe në vendin tonë rreth orës 21:22 minuta, kohë kur eklipsi Hënor mund të shihej edhe në Shqipëri me sy të lirë.
Eklipsi është parë gjithashtu edhe në Europë, Afrikë, Azi dhe Australi. Si gjithnjë eklipsi u shoqëruar nga fenomeni i Hënës së kuqe, po këtë vit, ajo ka marrë ngjyrë më të kuqe se në vitin 2007, kjo për shkak se këtë vit Hëna ka qënë me në thellësi me konin e hijës së Tokës.
Ndërkaq për takimin e radhës me Hënën e kuqe do të duhet të presim deri në 28 shtator të 2015. Ndërkohë më 1 korrik pritet që të ndodhë edhe një eklips i pjesshëm diellor, që mund të shihet vetëm në Antarktidë.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)