E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot eklipsi total i hënës

MILANO- Sot është eklipsi total i hënës. Bëhet fjalë për eklipsin më të gjatë në 11 vitet e fundit. Hija e tokës do të zërë plotësisht satelitin tonë për rreth 1 orë e 40 minuta. Që prej vitit 2000 eklipsi hënor nuk zgjaste kaq shumë. Corriere Della Sera shkruan se ky fenomen do të shikohet edhe në Itali.

Astronomët e zonës së Vareses pretendojnë se eklipsi do të nisë rreth orës, 21:22 minuta dhe do të zgjasë deri në 23:03 minuta.

Hëna do të rritet në jug-lindje dhe për ata që nuk mund ta shohin atë direkt, eklipsi do të transmetohet live në Focus.it websu duke filluar nga 21:30 ku kamerat do jenë të pozicionuara në teleskopin e observatort Ca Monte 'del (PV).

Ndërsa në 1 korrik është parashikuar edhe një eklips diellor që do të shikohet vetëm në Antarktidë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›