Dieta mesdhetare zgjat jeten e amerikaneve
Konsumimi i nje diete mesdhetare mund te ndihmoje te jetosh me gjate, behet e ditur nepermjet studimit te pare qe shqyrton lidhjen midis dietes dhe vdekshmerise ne popullsine amerikane. Burrat, dieta e te cileve ishte e perafert me nje diete ideale mesdhetare, ishin 21 per qind me pak te predispozuar te vdisnin gjate periudhes pesevjecare te studimit sesa ata qe kishin nje diete me pak te ngjashme me ate mesdhetare. Rezultate te njejta u konstatuan gjithashtu edhe tek grate. "Keto rezultate siguroje prova te forta lidhur me efektin dobiprures te dietes mesdhetare per te reduktuar rrezikshmerine per te vdekur nga semundje te ndryshme, perfshire vdekjet e shkaktuara nga semundjet kardiovaskulare dhe kanceri ne popullsine amerikane", deklaroi Dr. Panagiota N. Mitrou nga Universiteti i Kejmbrixhit ne Mbreterine e Bashkuar dhe koleget e tij. Disa studime e kane lidhur dieten mesdhetare, qe eshte e pasur me peshk, fruta, perime dhe arra, si dhe perdor pak produkte bulmetore dhe mish te kuq, me dobite e saj ne shendetesi, vune ne dukje studiuesit ne Arkivat e Mjekesise se Brendshme. Ata studiuan dieten dhe vdekshmerine ne 380296 burra dhe gra, te moshes 50 deri ne 71 vjec. Si te burrat ashtu edhe te grate, shkencetaret zbuluan se rrezikshmeria per te vdekur nga ndonje shkak gjate periudhes pesevjecare te studimit ishte me e ulet per personat qe kishin nje diete me te ngjashme me ate mesdhetare. Vdekjet e shkaktuara nga kanceri ose nga semundjet kardiovaskulare ishin gjithashtu me te uleta ne kete grup.
Efektet dobiprurese ishin sidomos te forta te duhanpiresit, te cilet nuk ishin mbi peshe, qe e pergjysmonin rrezikshmerine e tyre per te vdekur nga semundje te ndryshme nese ndiqnin nje diete mesdhetare. Duhanpiresit mund te perfitojne me shume nga efekti antioksidant dhe ulja e yndyres ne gjak nepermjet dietes mesdhetare, theksoi Mitrou dhe koleget e tij.