Enigma nga e kaluara
Te gjithe kemi pare ne televizion apo gjate nje vizite neper vende arkeologjike ose thjesht ne nje muze, objekte te cilat vijne nga kohe te largeta.
Per te na shpjeguar se per cfare kane sherbyer, kush i ka bere dhe kur i kane bere keto objekte, mendojne arkeologet dhe historianet. Por, ka objekte qe edhe keto te fundit nuk mund t'i japin nje shpjegim. Jane objekte te cilat vijne nga shume larg ne kohe dhe qe normalisht as qe nuk duhet ekzistojne.
Ne veren e vitit 2001 eshte mbajtur ne Vjene nje ekspozite qe i perket nje serie objektesh te mistershem qe quhen "O.O.P.ART" ose me mire "Out Of Place ARTifacts-artifakte jashte vendit". (Shkurtim i krijuar nga biologu amerikan Ivan Sanderson). Praktikisht behet fjale per objekte qe vijne nga vende te ndryshme te botes qe nuk kane, ne pamje te pare, te bejne fare me vendin ne te cilin jane gjetur, me pak fjale nuk perkojne me nivelin teknologjik te qyteterimit qe i perkiste.
Nder keto objekte te cuditshme ka disa me te vertete shume te cuditshme qe bejne te mendojme mbi njohjet e verteta qe kemi ne per te kaluaren tone dhe mbi idete e avancuara inxhinierike te disa prej paraardhesve tane.
Ne kete artikull po ju tregojme per disa nga keto objekte te gjetura.
Kafkat e kristalit
Ne vitin 1927 F.A. Mitchell-Hedges zbuloi ne nje tempull te qytetit Maya te Lubantum nje kafke te ndertuar teresisht ne kuarc me permasa 12 centimetra te larte, 17 centimetra te gjate dhe 12 centimetra te gjere. Ne vitin 1970, nje ekip studiuesish analizoi kafken dhe zbuloi se modelimi i pare iu dha duke perdorur diamantin, ndersa per sa i perket shkelqimit dhe formes perfundimtare, keto duket se jane bere me rere te kristaleve te silicit dhe uje. Duke pare perfektshmerine e kafkes edhe ne detajet e saja me te vogla, studiuesit arriten ne perfundimin se me teknikat e lartpermendura duhet te ishin dashur 300 vjet per te arritur rezultatet qe tani ne i kemi para syve. Kjo eshte nje gje false apo fryt i nje teknologjie te avancuar?
Vazoja qe vjen nga asgjeja
Ne vitin 1851 ne Dorcester ne Masacasets (SHBA) gjate disa punimeve ndertimi, shperthimi i nje mine copetoi nje bllok granit. Ne brendesi te saj u gjet nje vazo me nje lartesi prej 13 centimetrash e bere me nje lidhje metalike te panjohur qe mban disa vizatime ne nje stil qe nuk eshte takuar kurre ne ate zone. U percaktua, pervec te tjerave, se blloku i granitit qe mbante vazon vinte nga qindra milione vjet me pare. Shkenca na tregon se ne ate periudhe njeriu nuk ishte ende i pranishem ne kete planet.
Kush e ndertoi vazon?
Pila e Bagdadit
Ne muzeun e Bagdadit ruhet nje vazo argjile 15,5 centimetra e larte qe mban nje cilinder bakri 12x4 centimetra. Pjesa e siperme e cilindrit eshte e salduar me nje lidhje 60-40 plumb-kallaj dhe e taposur me bitum ndersa fundi eshte i mbyllur me nje disk bakri dhe i taposur edhe ai me bitum. Ne pjesen e siperme eshte pervec ketyre nje shufer hekuri mjaft e gerryer e varur ne qender te cilindrit te bakrit. Tani eshte e natyrshme qe ngjashmerite me pilen elektrike humbin. Vazoja vjen nga 2000 vjet me pare dhe eshte zbuluar nga arkeologu australian, Wilhelm Konig.
Llampat e Denderes
Ne vitin 1857 ne afersi te Denderas (ne jug te Egjiptit) arkeologu francez Auguste Mariette zbuloi ne kriptat e vendit te shenjte te Perendeshes Hator disa basorelieve me te vertete corientues. Ne fakt paraqisnin objekte shume te ngjashme me llambat e sotme, ose me mire "tuba te gjate" qe pershkohen nga nje gjarper. Duke e pare kete basoreliev jep vertet me mire idene e shpjegimit; eshte vertete e mahnitshme ngjashmeria me nje llambe te madhe. Per me teper ne hieroglifet "gjarpri" qe pershkon tubat pershkruhet si "seref" qe do te thote ndricoj dhe pervec kesaj ne basorelievet eshte e dukshme nje lloj kutie nga e cila dalin disa "kavo" qe arrijne "tubat" e lartpermendur.
"Kompjuteri" i Antikiteres
Ne muajt e pare te 1900-es ne afersi te ishullit te Antikiteres (Greqi) nje grup zhytesish gjeti nje anije te lashte qe vinte nga nje periudhe ndermjet viteve 85-50 para Krishtit. Anija ishte plot me statuja e pajisje te ndryshme, nder te cilat nje objekt i cuditshem qe u dergua ne Muzeun Kombetar te Athines per t'u studiuar ne nje menyre me te thelle. Behej fjale per nje cope bronzi i gerryer dhe i mbeshtjelle nga nje dru i kalbur dhe pasi u tha u copetua dhe nxori ne pah ne brendesi te objektit nje seri ingranazhesh.
Me vone, dhe me saktesisht ne vitin 1958, doktor Derek J. De Solla Price rindertoi objektin dhe zbuloi se ishte nje sistem rrotash te vogla qe llogariste levizjet vjetore te Henes.
Thjerreza egjiptiane
Ne British Museum ne Londer ruhet nje thjerrez kristali qe vjen nga nje varr egjiptian ne Elvan. Vecantia dhe ne te njejten kohe cudia e kesaj thjerreze qendron ne faktin se eshte e lemuar ne menyre shume te mire aq sa ben te mendohet per nje punim mekanik dhe pervec kesaj ka efektin e zmadhimit te pamjes. Mos ishte thjerreza e nje dylbie?
Qaforet kolumbiane
Ne Kolumbi jane gjetur 14 qafore (objekte per t