Vendet islamike nxjerrin makinen e perbashket
Nje makine e prodhuar nga Irani, Malajzia dhe Turqia do te dale per shitje ne vitin 2011, deklaroi sot kompania me e madhe e prodhimit te makinave ne Lindjen e Mesme, njekohesisht partnere ne kete projekt ''Iran Khodro''. Manucher Manteghi, shefi ekzekutiv i kompanise ne fjale shtoi se pas ketij investimi dhe prodhimi qendrojne plotesisht vendet islamike. ''Kjo makine do te prodhohet me teknologjine e fundit duke plotesuar te gjitha standardet globale. Ajo do te filloje shitjen ne vitin 2011'', theksoi Manteghi. ''Iran Khodro'' prodhon me shume se 525 000 makina ne vit. Makina do te kushtoje 6-8 000 euro.