E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dietat jashtë vendit, sa para do të marrin nëpunësit shtetërorë

Denis Dedej

Qeveria ka publikuar dje tabelën zyrtare të dietave që marrin punonjësit shtetërorë kur dalin jashtë shtetit duke përcaktuar disa shifra modeste për zyrtarët e lartë dhe shifra të pamjaftueshme për punonjësit e tjerë. Në krye të listës ndodhet Presidenti i Republikës, i cili nëse do të shkojë jashtë shtetit do të ketë një dietë prej 120 dollarësh ose eurosh. Në vendin e fundit ndodhen punonjësit mbështetës, të cilët do të marrin vetëm 35 dollarë ose euro në ditë. Me këto para ata duhet të ushqehen, të përdorin transportin në vendin ku shkojnë dhe të kryejnë të gjitha nevojat e tyre personale.

Vendimi përcakton se asnjë punonjës i organeve të qeverisjes qendrore apo të institucioneve në varësi të tyre nuk mund të shkojë për shërbim jashtë shtetit dhe për rrjedhim nuk mund të përfitojë dietë pa lejen e titullarit të institucionit apo të deleguarit të tij. Në rastet kur bëhet fjalë për punonjës të ministrive, leja jepet direkt nga ministri ose i deleguari i tij, ndërsa për institucione si Presidenca, Kryeministri apo Kuvendi, leja jepet nga Sekretari i Përgjithshëm.

Sipas këtij vendimi, punonjësi përfiton gjysmë diete për ditën e nisjes ose të kthimit. Dita konsiderohet e plotë kur nisja bëhet para orës 08:00 dhe kthimi pas orës 20:00. Në këtë rast, nëse shihet e domosdoshme, institucioni mund të lejojë edhe rezervimin e një dhome hoteli, për qëllime të akomodimit të pjesshëm. Por edhe ky vendim duhet të kalojë nga titullari i institucionit. Vendimi gjithashtu ka përcaktuar me detaje edhe mënyrën e akomodimit të punonjësve duke i ndarë në hotele me 3,4 dhe 5 yje sipas kategorisë së tyre. Kështu Presidenti i Republikës, Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit, zv. kryeministri dhe nënkryetar i Kuvendit, ministrat dhe funksionarë të tjerë me pagë më të lartë apo që barazohen me ta në pagë mund të qëndrojnë në hotel me pesë yje.

Deputetët e Kuvendit dhe funksionarë të tjerë që barazohen me ta në pagë, zv. ministrat, sekretarët e përgjithshëm në ministri dhe institucione të tjera qendrore dhe funksionarë të tjerë që barazohen me ta në pagë, Ambasadorët, Konsulli i Përgjithshëm, të ngarkuarit me punë në shtete të huaja, drejtorët e përgjithshëm dhe drejtorët në Ministri dhe institucione të tjera qendrore dhe të gjitha funksionet e tjera që barazohen me ta në pagë mund të qëndrojnë në hotel me katër yje. Ndërsa diplomatë të tjerë në shtete të huaja, përgjegjës sektori dhe specialistë të ministrive, punonjësit e institucioneve në varësi të ministrive dhe institucioneve të tjera buxhetore, dhe punonjësit mbështetës mund të qëndrojnë vetëm në hotel me tre yje. Pra nëse një delegacion ka pjesëtarë të disa niveleve, ata do të duhet të shpërndahen në disa hotele të ndryshme.

Noterët, vendet bosh për 38 qytete të Shqipërisë

Në ditën e fundit të vitit që sapo kaloi Ministria e Drejtësisë ka publikuar listën e vendeve vakant për noter në 38 qytete të vendit. Lista e mëposhtme paraqet në mënyrë të detajuar sa vende të lira për noter ka në qytetet kryesore të Shqipërisë. Në bazë të kësaj liste, të gjithë të interesuarit duhet të dorëzojnë dokumentet në Ministrinë e Drejtësisë dhe nëse plotësojnë kriteret, do të hyjnë në konkurs. Noterët që pretendojnë vendet në një qytet do të konkurrojnë me kandidatët e tjerë nga po ai qytetet.

Bashkia

Berat 2

Bulqizë 1

Cërrik 1

Delvinë 1

Devolli 3

Peshkopi 2

Durrës 2

Elbasan 5

Fier 6

Fushë-Krujë 1

Fushë-Arrëz 1

Gramsh 1

Gjirokastër 3

Krumë 1

Kavajë 1

Korçë 6

Ersekë 1

Kruja 1

Kuçovë 1

Kukës 1

Laç 1

Lezhë 2

Librazhd 1

Lushnjë 2

Koplik 1

Burrel 1

Maliq 2

Rrëshen 1

Peqin 1

Përmet 1

Pogradec 2

Pukë 2

Sarandë 2

Çorovodë 2

Shijak 1

Shkodër 6

Tiranë 7

Bajram Curri 2

Vlorë 4

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›