E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma parlamentare grupi i punes gati platformen

 Grupi i punës për reformën parlamentare ka hedhur piketat për përqasjen e Rregullores se Kuvendit me atë të Parlamentit Europian.
E rëndësishme, sipas bashkëkryetarit demokrat, Jemin Gjana, është që reforma të jetë e plotë, pavarësisht kohës që do të marrë ajo, pasi rregullorja aktuale, e miratuar në vitin 2004 është e standardit europian.
Gjana thotë se nuk ka ndryshime të theksuara në pikpamjet e mazhorancës dhe opozitës, të paktën jo aq sa për të bllokuar kompletimin e kësaj reforme.
Madje nuk ngjan e tillë më as zhvendosja e 60 minutave të diskutimeve të lira në fund të rendit të ditës, një hap që një vit më parë mazhoranca e ndërmori për të mos u bllokuar seancat nga opozita.
Përveç pikave të debatueshme, që lidhen me kërkesën e opozitës për t’u kthyer mbrapsht të gjitha ndryshimet që mazhoranca ka bërë në mënyrë të njëanshme, do të rishikohen dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë me punën e deputetëve dhe komisioneve parlamentare, kjo nga pikëpamja e mbështetjes me ekspertë dhe e financimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›