E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk i kuptoj shqiptarët që zgjedhin këta politikanë

Ambasadori i Danimarkës, vendit që më 1 janar ka marrë kryesimin e BE-së, Karsten Jensen, ka kritikuar politikën shqiptare dhe mënyrën se si qeverisin vendin. Në një intervistë që do të botohet sot në revistën Java, diplomati danez krahas analizës së situatës politike në vend, jep dhe këshillat e tij për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Sipas tij, sjellja e klasës politike ka krijuar një situatë të mjegullt në arritjen e objektivave të vendosura nga BE dhe tashmë zgjedhja e Presidentit është një provë që duhet kaluar.

Duke pasur parasysh rolin e Presidencës në ndërtimin konstitucional të Shqipërisë dhe në sigurimin e pavarësisë së institucioneve të tjera, përfshirë gjyqësorin dhe SHISH-in, zgjedhjet presidenciale do të jenë një test lakmusi i demokracisë shqiptare dhe qëndrimit të Shqipërisë si e tillë. Prandaj, besoj fort se ka rëndësi shumë të madhe që Shqipëria të zgjedhë një president të pavarur, të fortë, të panjollosur nga e kaluara apo e tashmja, i pranuar nga të gjithë,- sugjeron përfaqësuesi i Danimarkës në vendin tonë.

Diplomati Jensen duke iu drejtuar popullit shqiptarë, u sugjeron këtyre të fundit që të kërkojnë nga politika me domosdoshmëri marrjen e statutit të vendit kandidat në Bashkimin Europian. Gjithashtu, ai shprehet i habitur mbi zgjedhjet që ndërmarrin shtetasit shqiptarë. Ajo që është më e çuditshme është fakti se përse elektorati shqiptar, vazhdon të zgjedhë përfaqësues, të cilët nuk e kanë Shqipërinë dhe shqiptarët në qendër të vëmendjes së tyre?!”, shprehu habinë Karsten Jensen. Ambasadori danez ka komentuar dhe debatet e fundit të politikës që lidhen me ndryshimin e projektit për sheshin Skënderbej ku nuk nguron që krahas kritikave, me tone diplomatike, të bëjë edhe humor me këtë çështje.

Të ndryshosh një projekt në mënyrë të njëanshme në minutën e fundit, kam frikë se do t’i bëjë studiot e nivelit botëror dhe të tjerat të shmangin angazhimet në projekte shqiptare. T’i ndryshosh buzëqeshjen Mona Lizës, sepse preferon një ngërdheshje, do të siguroje që Leonardo da Vinçi dhe figura të tjera të këtij kalibri të mendoheshin më shumë se dy herë përpara se t’ju dhuronin talentin e tyre”, ironizoi ai. Përfaqësuesi i Danimarkës në Shqipëri nuk e vlerëson bojkotin e opozitës si shumë të dëmshëm. Pavarësisht akuzave të mazhorancës se bojkoti bllokoi procesin e integrimit, Jensen ka një tjetër qasje mbi këtë çështje. Bojkoti nuk ndikoi në mosmarrjen e statusit të vendit kandidat nga ana e Shqipërisë, por përkundrazi ndikoi në shpluhurosjen e disa problemeve të mëdha e të fshehura prej kohësh, deklaroi ambasadori danez.

Ndër të tjera, ai ka komentuar dhe çështje që lidhen me drejtësinë. Një prej çështje më të debatuara dhe të stërzgjatura në dyer e gjyqësorit është çështja e tragjedisë së Gërdecit. Jensen komenton sistemin e drejtësisë në Shqipërisë, por edhe zbulimet që nxori Ëikileaks për këtë çështje. Katastrofa e Gërdecit, qetësia shurdhuese që pasoi zbulimet e Ëikileaks, dështimet teknike të atyre pak çështjeve të korrupsionit të nivelit të lartë që arritën të dalin përpara gjyqit dhe mospërfundimi i çështjes së vrasjeve të 21 janarit, edhe pse po i afrohemi përvjetorit të parë të këtyre ngjarjeve tragjike, por edhe të ngjarjeve dhe veprimeve që i pasuan, i hodhën benzinë dyshimeve rreth drejtësisë dhe demokracisë në Shqipëri, – vlerësoi ambasadori i Danimarkës në vendin tonë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›