E Diel, 1 Nëntor 2026

Diferencimi i mbetjeve në Lezhë, Tushaj: Ende larg pritshmërisë

Ka patur vemendjen kryesore te mediave, buxhetin e mjaftueshem nga donatoret e ndryshem dhe eshte cilesuar prioritet ne Bashkine e Lezhes, por projekti i diferencimit te mbetjeve ende eshte shume larg pritshmerive.
 

Sensibilizimi i qytetareve per ti ndare mbetjet qe ne burim ka sjelle probleme edhe ne mbarevajtjen e qendres se detajimit te ketyre mbetjeve, pasi vetem nje sasi fare e vogel eshte e destinuar per riciklim.
 

Ky problem eshte pranuar edhe nga kreu i Bashkise se Lezhes, Viktor Tushaj, sipas te cilit administrata qe ai drejton nuk ka arritur qe te percoje mesazhin e duhur tek qytetaret, duke bere qe projekti te mbetet akoma ne hapat e para.
 

Nje tjeter problematike me projektin e diferencimit te mbetjeve eshte edhe mos shtrirja e tij ne te gjitha lagjet e qytetit. Projekti per diferencimin e mbetjeve duhet te kishte permbushur me teper elemente qe ne mesin e vitit 2011, por nje gje e tille nuk ka ndodhur.
 
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›