Plazhi i Semanit, destinacion për Kosovën e Maqedoninë

Ditët e nxehta të këtij fillim muaji korrik janë preferuar të kalohen në vijën bregdetare nga shumë pushues. Plazhi i Semanit në Fier është një zgjedhje e shumë personave, si nga vendi ashtu edhe nga Kosova, Maqedonia etj.
Sic shihet edhe nga pamjet, vija bregdetare është tejet i populluar nga plazhistë të shumtë, ndërkohë që një rol të rëndësishëm po luajnë edhe bizneset private me restorante luksoze dhe aktivitete të tjera të ndryshme për argëtimin e vizitorëve.
Nga nga ana tjetër, kësaj panorame i shtohet edhe infrastruktura ende e dëmtuar që të con drejt bregdetit të Semanit. Rruga e papërshtatshme, mungesa e ujit te pijshëm si edhe mungesa e higjenës frenojnë shpesh herë dëshirat e pushuesve.
Megjithatë, vecorite e këtij plazhi kanë tërheqëur vazhdimisht vëmendjen e pushuesve dita ditës. Rera e pasur me jod dhe me vecori kurative po josh jo vetem pushues nga Fieri por edhe nga rrethet e tjera e me gjerë.