E Diel, 1 Nëntor 2026

Vera e nxehtë në Sarandë, mjekët: Kujdes nga insektet

Shtohet rreziku i pickimeve nga gjarpërinjtë dhe insektet në rrethin e Sarandës. Gjarpërinjtë dhe merimangat nuk kanë kursyer asnjë rast, duke sulmuar banorët, kryesisht në zonat rurale.
 

Një fat të tillë ka pasur Hatixhe Shabani, banorëe në Vrinë të Sarandës, e cila u pickua nga vejusha e zezë disa ditë më parë, e për pasojë ka përfunduar në gjendje të rëndë në spital.
 

Nga ana tjetër, mjeket në spitalin e Sarandës këshillojnë të jenë më të kujdeshëm, sidomos në korrik dhe në gusht, pasi sipas tyre në këtë periudhë gjarpërinjtë dhe insektet janë më aktive, sidomos për të sulmuar.

Mjeket keshillojne që në rastet e pickimeve si nga gjarpëri apo dhe nga vejusha e zezë, trajtimi spitalor në mënyrë emergjente, do të shmangte rastet fatale.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›