Diftir Hysi: Ju tregoj të vërtetën e Kiço Mustaqit për bandën e Xhevdet Mustafës
Zoti Diftir. Juve më folët gjatë, madje shumë i irrituar, mbi intervistën e Kiço Mustaqit dhënë para disa ditësh në faqet e "Gazetës Shqiptare". Sipas pretendimit tuaj, fjala ishte se ai nuk kishte qenë shumë i saktë në lidhje me deklaratat që ka bërë për ju, të cilat sipas jush i paska të përsëritura edhe në një libër bibliografik të tijin të botuar para disa kohësh, apo jo? Nuk e di nëse u shpreha qartë me pretendimin?
E vërteta është se, gënjeshtrat që Kiço Mustaqi i prezantoi publikut gjatë intervistës së gjatë të tij të dhënë para pak kohësh tek "Gazeta shqiptare", paska vendosur t'i zbukurojë, si dhe t'i stërhollojë disi, që do të thotë se Kiçua ka mbetur në nivelin e një adoleshenti të djallëzuar.
Aq më shumë kur Kiçua mbasi kthehet nga Athina, atdheu i tij mëmë, kombësi të cilën e deklaron vetë edhe ku mori azilin politik njëzetvjeçar dhe pension pleqërie, na tjerr lesh nëpër gazeta e televizorë, duke na u hequr si shpëtimtari i eliminimit të gjakderdhjes kur ndryshoi sistemi shoqëror.
Nuk besoj se ju i rrëzoni gjithë sa Kiço Mustaqi deklaroi në intervistën e tij dhënë për publikun e gjerë, për faktin se popullariteti i lexuesve ishte në shifrat e larta që mund të ketë ndonjë intervistë!?
Në të vërtetë, unë, ashtu si shumë ish-ushtarakë të tjerë, prisja nga z. Kiço Mustaqi ndonjë përfundim a analizë dinjitoze. Duke pasur parasysh detyrat që ai ka kryer, do të ishte shumë më e udhës që ai të fliste së pari me sinqeritet, sidomos për goditjen e madhe që ai drejtoi e realizoi në ushtri në vitin 1982, e në mënyrë të veçantë për skenarët që u gatuan në bashkëpunim me Ramiz Alinë, për goditjen e kuadrove të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm. Kjo detyrë iu besua Kiços, bashkë me funksionin e ri si Shef i Shtabit të Përgjithshëm, për t'u futur thikën pas shpine ministrit, Shefit të Shtabit dhe mbi 25 drejtorëve e zëvendësdrejtorëve të armëve e shërbimeve të ndryshme, së bashku me gjithë zv/ministrat.
Nuk ju kuptoj për sa po flisni në lidhje me detyrën?
Më kupton shumë mirë ai vetë, që pati kurajën dhe mundësinë që të shprehte gjëra të gënjeshtërta ndaj meje. Prandaj edhe unë, në këtë përgjigje-replikë, doja t'i flisja direkt atij, se kështu do të më kuptonit më mirë, si ju dhe lexuesi juaj. Zoti Kiço: Në bazë të detyrës që more, u vure thikën pas shpine gjithë kuadrove të larta të ushtrisë, si: Sul Domi, Maliq Sadushi, Mendu Backa, Alfred Moisiu, Feti Rasho, Hajrulla Muhameti, Nazar Berberi etj., të cilët kishin qenë edhe partizanë, ndërsa gjithë ne të tjerët vinim nga familje me një e më shumë dëshmorë të rënë në luftë kundër pushtuesit nazifashist. Të gjithë këta shqiptarë të përgjakur për interesat e Shqipërisë, dhe ti e Ramizi, edhe pse jo shqiptarë, na e donit Shqipërinë dhe ushtrinë e saj më shumë se ata që patën derdhur gjak për të! A ka paradoks më të madh? Si merr guximin dhe thua të tilla broçkulla, xhanëm!
Dhe të gjithë këtë, ti dhe Ramiz Alia e bëtë pas kurrizit të Partisë në ushtri, pa asnjë argument e analizë, si në organizatat bazë ashtu edhe në forumet e Partisë. Ajo ishte një goditje tipike e një puçi ushtarak brenda ushtrisë, por që çuditërisht i organizuar dhe i kryer nga udhëheqja e lartë e Partisë! Më jep një rast që të kini thirrur dikë nga ata që shkarkuat e transferuat dhe t'i keni kërkuar llogari për "tradhtinë" e madhe! Dhe për këto "merita" u bëre më vonë edhe ministër i Mbrojtjes, edhe pse ishe nën nivelin e gjithë drejtorëve të SHP dhe MM, dhe kryesorja, nuk ishe as shqiptar!
Po ku e konstaton gënjeshtrën e tij, që po i drejtoheni kaq ashpër?
Ndryshe nga sa gënjen në monografinë e para një viti, në intervistën dhënë "Gazetës Shqiptare", më 30 prill 2012, faqe 11, Kiço Mustaqi shtoi edhe gjysmën e së vërtetës. Kjo tregon se ai është mashtrues i rafinuar. Me sa duket, kur e kanë instruktuar, i kanë thënë se mashtrimi më i madh bëhet duke treguar gjysmën e së vërtetës, dhe ai e ka vënë atë në praktikë. Ndryshe do ta kishte bërë këtë qysh vitin e kaluar. Nuk reagova para një viti, por ngaqë këtë radhë ai u tregua disi më qerrata, edhe durimi im mbaroi.
Z.Kiço thotë shprehimisht: "Ishte shtatori i vitit 1982. Duke marrë dietat e shërbimit që kisha bërë në Durrës dëgjova të bisedohej për Xhevdet Mustafën. U thashë se edhe unë këto dieta për këtë punë i kam marrë... Tek zyra e llogarisë ku po bëhej kjo bisedë ishin 2-3 llogaritare, një daktilografiste e drejtorisë së autotraktorëve dhe shefi i llogarisë. Daktilografistja shkoi në drejtorinë e vet dhe nuk di se çfarë u përrallisi atje, por di që unë pas 30-40 minutave u gjenda në zyrën e Ali Vukatanës, ku ishin dy zëvendëssekretarët dhe gjithë drejtoria e autotraktorëve me Diftir Hysin në krye…. Kuptohet, nuk do shumë mend, që, të gjithë menduan se kapën bashkëpunëtorin e Xhevdet Mustafës. Aliu e kuptoi se nuk ishte problem, si e parashtruan këtë çështje…. Nuk kaluan 20-30 ditë dhe unë emërohem Shef Shtabi i Përgjithshëm. Diftiri u ça nga zëri duke më thënë se cilën makinë doja unë. Ndryshoi menjëherë në sjellje, por unë ia preva, 'boll kam ato që kisha në detyrën e parë'. Tani e kuptoi Diftiri se nuk isha bashkëpunëtor i Xhevdet Mustafës. Por dua të theksoj se nuk u hakmora as me Diftirin as me daktilografisten, bile flisnim pas këtij momenti. Kur u ndryshuan sistemet, në vitin 1992, një ditë i afrohem Diftirit dhe i zgjata dorën për ta takuar. Diftiri nuk ma dha por më tha: Nuk ta jap dorën, tashti kjo është koha jonë".
Kjo që sapo shprehët, thoni se ka qenë botuar para një viti në librin monografik. Pse, si e ka interpretuar në "Gazetën shqiptare"?
Ndërsa në intervistën e këtij viti, dhënë tek "Gazeta Shqiptare", më datë 30.4.2012, përveç sa më lart ai shton dhe gjysmë të vërtetën: "Ndërsa hyra brenda në llogari, dëgjova që diskutonin për historinë e bandës. Në këto momente po ngrinin lart si akt heroik edhe ata që ishin vrarë, ndërkohë që unë nuk isha i të njëjtit mendim, pasi nuk e vlerësova mënyrën e të vepruarit të një oficeri, i cili mund të mos ishte vrarë…. Atje, (te Ali Vukatana, D.H.), raportoi se Kiço Mustaqi është bashkëpunëtor i bandës së Xhevdet Mustafës…. Nuk vonoi as dhjetë ditë (vini re, vitin që kaloi na tha 20-30 ditë, D.H.) nga ajo ngjarje dhe unë u bëra Shef i Shtabit të Përgjithshëm…… Por jo vetëm atëherë, por edhe kur u bëra ministër nuk jam hakmarrë, edhe kur emri i Diftirit më ka ardhur në tavolinë për ta nxjerrë në reformë, kur ndryshoi sistemi, pra për ta liruar, që do të thoshte ta largoja fare nga puna."
Pretendimi tuaj?
Para se të vijoj me të "vërtetat" e z.Kiço, po e plotësoj unë gjysmën e të vërtetës së tij, madje duke iu drejtuar sërish drejtpërsëdrejti.
- Jo vetëm që ti z.Kiço "nuk ishe i të njëjtit mendim" për veprën e oficerit Tomor Zyla, efektiv i Drejtorisë së Autotraktorëve, inspektor për Lushnjën, i cili u vra në përpjekjen për kapjen e Xhevdet Mustafës, por shtove: "Ç'iu desh atij gomari! S'e ngarkoi njeri të merrej me atë punë." Dhe mos harro që Tomori atë ditë që u vra ishte thirrur në Drejtori dhe gjatë kthimit për në Lushnjë u ballafaqua me ngjarjen dhe, sikundër ishte me triçikël, ai iu qep nga prapa makinës që kish marrë peng Xhevdet Mustafa derisa në duel me të u vra. Dhe ajo daktilografistja e njihte mirë se kush ishte Tomor Zyla, prandaj dhe u indinjua dhe erdhi e u shpreh tek mua si drejtor. Njëkohësisht Tomori, një ditë më parë se ti ta fyeje, ishte shpallur dëshmor dhe ishte varrosur me nderime, sikundër e meritojnë dëshmorët, ku në atë ceremoni u lexua edhe letra e ministrit të Mbrojtjes, që ti para një jave i kishe futur thikën pas shpine dhe prisje t'i shpërthente gjaku. Dhe ajo shoqe kish qenë edhe në familjen e Tomorit, që ti e quajte gomar. Por ti fole me atë siguri sepse tashti mësohet se ti ishe i vetmi person nga Ministria e Mbrojtjes që ishe ngarkuar të bashkëpunoje me Hekuran Isain, ministrin e Punëve të Brendshme, dhe nuk ishe caktuar nga Kadri Hazbiu, sikundër na thua vetë. Ti bëre edhe takimin tënd sekret një javë më parë se të vinte banda e Xhevdet Mustafës, e që të tha "Unë dhe ti". Ndërkohë, Kadri Hazbiu, ministri i Mbrojtjes, nuk dinte asgjë për atë detyrë që të ishte ngarkuar zotrote. Prandaj mos gënje, pasi unë isha një nga ata që e shoqërova në makinë Kadri Hazbiun për në vendin e ngjarjes ku luftohej me Xhevdet Mustafën dhe gjatë rrugës ministri më tregoi se ardhjen e asaj bande ai e kish mësuar disa orë më parë, kur ndodhej në Elbasan, në konferencën e partisë së rrethit, kur e mori në telefon dhe e informoi Veli Llaka. Dhe kur ne mbërritëm në Rrogozhinë, gjithçka kish përfunduar, pavarësisht se ju të Kalit të Trojës, me në krye mediokrin Hekuran, përhapët thashethemnajën se gjoja Kadri Hazbiu shkoi ku ishte barrikaduar Xhevdet Mustafa dhe i thoshte: 'Dorëzohu, se jam unë, Kadriu'. Dhe dihet mirë se kush e solli dhe pse e solli atë bandë. Që ty dhe Ramizit t'u krijoheshin kushtet e përshtatshme për të "shpëtuar" ushtrinë shqiptare. Më vjen keq që nuk e ke mësuar akoma, që ne shqiptarët nuk presim urdhër për të mbrojtur Atdheun dhe popullin tonë, sikundër u shprehe para daktilografistes. Kjo mosbindje të pat befasuar ty, kur dëgjove ato shqiptarkat që vlerësonin heroizmin e Tomor Zylës. Por gjetkë flinte lepuri.
Dhe për atë fyerje që ti i bëre dëshmorit, unë shkova te Ali Vukatana, nipi i Ramizit, (i cili të paska hapur zemrën në kafene!), dhe jo se atëherë dyshonim se ishe bashkëpunëtor me Xhevdet Mustafën.
Por sidoqoftë, e vërteta është se Ali Vukatana në momentin që ju e keni bërë problem, sipas zotit Mustaqi ai e ka mbajtur afër, madje i ka dhënë edhe kafe. Apo s'është kështu?
Ngaqë Aliu duhet ta ketë ditur lidhjen e tij me grupin e Ramizit, ndaj edhe i paska dhënë ato "këshilla" në mungesën tonë. Prandaj të mos gënjejë. Unë, duke iu drejtuar atij, dua t'i them:
- Ti Kiço, në atë qortim që ne të bëmë tek Ali Vukatana, të tërhoqëm vërejtjen, duke të thënë se ne të gjithë nderojmë aktin e tij, ndërsa ti e fyen. Dhe nuk është e vërtetë se në atë ballafaqim ke bërë të tilla trimërira që na tregon sot, por u bëre si pulë e lagur dhe tërë qurravitje na the "më falni, më shpëtoi", e të tjera hipokrizira. Kiço, ta njohim mirë trimërinë. Po të ishe trim i tillë, nuk merrje shushallat e të shkoje te nëna jote Greqi në kohën që ishte momenti të tregoje trimërinë.
Në atë palo monografinë tënde, mes të tjerash, thua për mua: "po të ishte ky Shef i Shtabit, kuptohet se ç'mund të bënte..". Po të isha unë në atë funksion, si dhe çdo shqiptar tjetër, do të ishte shumë herë më mirë se sa një grek për drejtimin e ushtrisë shqiptare. Besoj se këtë e ke të qartë edhe ti. Ta them këtë, sepse ushtria shqiptare nuk do të shpartallohej e të merrte peropinë dhe ministri i saj nuk do të arratisej nga sytë këmbët, siç bëre zotrote, që sot na mburresh pa pikë turpi se si u arratise, se si dezertove, more "palikaris" Kiço. Dhe si u arratise, se? Me ndihmën e shërbimit sekret grek, sikundër e pohon edhe vetë, kur na tregon se ty dhe fëmijët e tu ju ka marrë prej këtej dhe shoqëruar ish-i arratisuri para shumë vitesh në Greqi, Pavllo Apostoli, ku vetë ti thua se e kishe mik para, gjatë dhe pas ndërrimit të sistemit në Shqipëri. Si është e mundur, duke qenë edhe anëtar i Byrosë Politike, edhe ministër Mbrojtjeje, mbaje lidhje me një armik të shtetit; ndërkohë që ty të ish besuar ushtria jonë, mbaje lidhje me një person i cili punonte për shërbimet sekrete greke!? Shqipëria i paskësh varur ujkut mëlçitë në qafë, dhe ne nuk dinim gjë! Na çudit fakti se si merr guximin dhe e tregon, ndërsa organet kompetente shqiptare as që e bëjnë qejfin qeder!
Le të mos i largohemi çështjes në fjalë zoti Hysi, dhe të ndalemi në lidhje me replikën, e cila duhet ta ketë objektin vetëm në përgjigjet që duhet të bësh për sa i përket personit tënd, për sa ju ka përmendur zoti Mustaqi. Çfarë mund të thoni?
Pikërisht aty dua të dal kur i drejtohem se urrejtja e tij edhe ndaj meje është e vjetër dhe me bazë, por atij nuk i intereson ta tregoj të vërtetën, ndaj dhe ka gjetur rrugën e shpifjes. Në këtë rast, më del mua për detyrë t'i bëj publike hakmarrjet e tij. Unë në këtë çast do t'i drejtoj sërish një mesazh kujtese, për të kuptuar se nuk kemi qenë shokë por kishim kohë që kishim mosmarrëveshje bashkë, për arsye se unë nuk puqesha me mënyrën e tij të funksionimit, ndaj edhe hakmarrja e tij jo vetëm që nuk ka pushuar por vijon edhe sot kur mendon se më diskrediton. Kështu, unë i drejtohem Kiço Mustaqit:
1. Historitë e përplasjeve tona kanë filluar kur ti nëpërmjet një instruktori të drejtorisë operative, Q.Gj., dërgove makinën tënde dhe e veshe në Korçë me tapiceri luksoze, në kundërshtim me faktin dhe rregullin që veshjet i bënte logjistika jonë, ti u ndëshkove nga mua financiarisht. Dhe për atë faturë që pagove ende nuk të ka dalë inati. E kishe pak, sepse nuk të pëlqenin sediljet me dok, por na doje stofra, ngaqë s'të dhimbej paraja e popullit shqiptar.
2. Besoj se të kujtohet mirë ndëshkimi dhe nxjerrja para përgjegjësisë në kolegjiumin e Ministrit, kur na rrezikove rëndë jetën e 23 ushtarëve të Grupit të Artilerisë së Rubikut. Me nismën tënde, si Drejtor Operativ, deshe të bëje një eksperiment, jashtë çdo urdhri dhe rregulli të përcaktuar ushtarak, duke e çuar Gr.A në mal të Bardhë, mbi Laç, dhe makinat i more nga terreni, por jo nga ato që ne i kishim të planifikuara në degën ushtarake, për rast lufte dhe stërvitjeje. More ca rrangalla që ishin jashtë kushteve të sigurimit teknik. Mirë, po, ajo rrugë ishte bllokuar nga policia pasi ishte e pakalueshme, duke vendosur edhe tabelë të posaçme, por ti pate urdhëruar të kalonin. Dhe ata zbatuan urdhrin e Drejtorit Operativ dhe makina ra në greminë dhe të 23 ushtarët qëndruan kush nga një muaj e kush dy muaj e më shumë nëpër spitale. Këtë llogaridhënie, isha unë që ta kërkova në kolegjiumin e Ministrit, ndaj dhe ky njeriu "jo hakmarrës" bubullon me shpifje sot e gjithë ditën.
Ju lutem, të të kujtoj edhe një herë: Në lidhje me çfarë ju ka përmendur emrin zoti Mustaqi në intervistën e tij ç'do komentonit?
Në se unë do të isha servil, siç më thotë në intervistë por që në fakt ka qenë ai, unë nuk do të veproja ndaj shokëve dhe eprorëve të mi pas shpine, sikundër vepronte ai, por përkundrazi, edhe pse ishte deputet i Parlamentit Shqiptar, anëtar i KQ të PPSH, zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm, jo vetëm që e kam kritikuar në sy dhe në mbledhje, por edhe e kam propozuar në prezencën e tij për ta ndëshkuar dhe e kam ndëshkuar, pasi më dhimbsej ushtria dhe pasuria e popullit. Ai e di shumë mirë që kurrën e kurrës nuk kam pasur ndaj tij ndonjë konsideratë, ku nuk do ta urreja por do ta përbuzja, se e tillë plaçkë ishte, dhe kjo ia kultivoi edhe urrejtjen ndaj meje dhe ndaj të gjithë atyre që ta njihnin nivelin e inteligjencës dhe të dijeve. Ja, kështu janë të vërtetat, dhe jo si na i shet ai, tashmë si trimat pas beteje.
Ç'mund t'i thuash në lidhje me akuzën e servilizmit që bëre kur ai u bë Shef i Shtabit të përgjithshëm pasi kishit pasur gjithë ato mosmarrëveshje?
Do t'i thoja drejt e në sy: Ti Kiço thua se kur u emërove Shef i Shtabit të Përgjithshëm, unë të paskam ardhur para e prapa. Po pse gënjen kaq trashë? Sikundër e pranon edhe vetë në gënjeshtrat e thëna në "Gazeta Shqiptare", ti je emëruar Shef Shtabi në 7 tetor 1982. Mirëpo unë kam qenë shtruar në Spitalin Ushtarak, nga zemra, në 2 tetor 1982 dhe nuk e pata fatin të të uroja edhe unë! Më ka ngelur merak, o Kiço gënjeshtari. Por shko e shih regjistrin e shtrimit në Spitalin Ushtarak të asaj periudhe. O Kiço, atë ditë që ti je emëruar Shef Shtabi, po atë ditë u komunikua edhe urdhri për shkarkimin tim nga Drejtor. Dhe ty "jo hakmarrësi", të nesërmen ke dërguar në spital Bajram Manen dhe Ramadan Rapollarin për të më komunikuar shkarkimin nga detyra dhe emërimin zëvendës komandant korpusi për autotraktorë në Korçë, edhe pse isha në reanimacion dhe mjekët këmbëngulën që të prisnin sa të dilja nga ajo gjendje shëndetësore, por urdhri juaj ka qenë i prerë. Madje, pa pikë hezitimi dhe mungese ndjenje humane ata më kërkuan dhe morën edhe çelësat e kasafortës, me bindjen se atje do të gjenit dokumentet e "tradhtisë" sime në lidhje me "tradhtinë" e M. Shehut dhe K. Hazbiut, "tradhti" për të cilën ti bubullive 10 vjet, dhe sot na bën Tartufin dhe i quan të shenjtë. Hipokrizia s'paska kufi!
Një javë pas atij komunikimi unë dola nga spitali. Pas 4-5 ditësh thirra nga shtëpia në telefon Xheladinin, që më kish zëvendësuar, për të më prezantuar në Korçë. Komanda e Korpusit të Korçës më dërguan një oficer i shoqëruar me dy ushtarë të armatosur se mos arratisesha! Këtë biografi ma kishe bërë zotrote.
Dhe që atëherë nuk jeni takuar më asnjëherë?
E vërteta është se me të që atëherë nuk jam takuar më kurrë.
Po kur Kiço Mustaqi ju kritikon, se në kohën e tanishme juve keni treguar edhe mungesë etike, duke mos i dhënë dhe dorën ndërkohë që ai jua ka zgjatur?
Kjo është e vërtetë deri diku, se ka qenë më e ashpër se sa e tregon ai.
Ai e tregon përgjysmë atë takim të papritur të vitit 1992.
Pse?
Them se e ka treguar përgjysmë, pasi është e vërtetë që nuk kam pranuar të t'i jepja dorën, por nuk jam shprehur sikundër ai e shtrembëron të vërtetën, por i kam thënë më ashpër akoma: "Ik, qen bir qeni, se ti e Ramizi na bëtë armiq të të gjithë shqiptarëve dhe e dogjët Shqipërinë".
Ai tregon se nuk ka qenë hakmarrës kur është bërë ministër, ndërkohë që ju i bëtë këtë reagim në kohën që ishte në pension?
Do të ishte gabim të bëja atë që ju thashë nëse vërtet Kiçua kur u bë ministër nuk do të ishte hakmarrës, por e vërteta është prapë në të kundërt të tij, prandaj unë jam i detyruar t'i drejtohem sërish vetë Kiço Mustaqit, ndërkohë që të më ndiqni dhe ju:
- "Kulmi i gënjeshtrës tënde qëndron kur thua se "edhe kur u bëra ministër nuk jam hakmarrë, edhe kur emri i Diftirit më ka ardhur në tavolinë për ta nxjerrë në reformë, pra për ta liruar, që do të thoshte ta largoja fare nga puna." Paske qenë një thes i madh me gënjeshtra, o z.Kiço! Po ti thua vetë o lumëmadh, se Ministër je emëruar në korrik të vitit 1990, apo jo? Ndërsa unë jam liruar në 1 janar të vitit 1985, o z.Kiço. Unë kisha 5 vjet e kusur që isha liruar nga ushtria dhe merrja pension, ndërsa ti thua se të erdhi emri im për të më nxjerrë në reformë! Na bën të thërrasim: O tempora! O mores! Kështu i ke të gjitha të vërtetat, mor z.Kiço? Po të them se unë sot marr pensionin e librezës që kam pasur atëherë dhe po të saktësoj se ajo librezë mban numrin 30544 dhe është lëshuar pikërisht në datën 7 mars 1985. Po e ke merak, mund ta botojë gazetari, i cili kur ia tregova duke ia vënë në tavolinë u bind mirë për saktësinë e datës së daljes sime në pension. (Vendos mbi tavolinë një librezë pensioni me identitetet e tij, e cila është lëshuar në 7 mars 1985 dhe mban numrin 30544, me të cilën deklaron kohën e daljes në pension, shënimi im F.V)
Ju insistoni se ka qenë hakmarrës, kur ai deklaron të kundërtën?
Ai na thotë se nuk ka qenë hakmarrës fare ndaj meje, pavarësisht se edhe këto gënjeshtra që po na servir, i bën për të na fyer. Ngaqë nuk ka qenë hakmarrës, apo jo? Ai kërkon të tregohet se ka kujtesë të fortë. Po kaq shpejt harron ai se pa dalë unë ende nga spitali dhe ai u emërua Shef Shtabi ma pushoi djalin nga puna, i cili ishte thjesht një shofer dhe asgjë më shumë, në një prej reparteve ushtarake të Tiranës? E di, që do të shprehet si atëherë te Ali Vukatana: më shpëtoi. Po që më hoqi pasaportizimin nga Tirana dhe ma dërgoi pas një muaji në Korçë, edhe këtë e harroi? Dhe që Komiteti Ekzekutiv i Korçës e ktheu mbrapsht dhe ai, si këmbëngulës që ishte për të mos marrë hak, demek, përpiloi urdhrin e posaçëm për ta nënshkruar Enver Hoxha, si rrallë në historinë e çdo diktature. Edhe këtë e harroi, edhe pse e ka thënë vetë? Po ia kujtoj si ka thënë:
"Enverit i kishim paraqitur për firmosje edhe një urdhër që, oficerëve të cilët transferoheshin duhet t'u sigurohej shtëpi e punë për familjen, dhe për ata që nuk i marrin ato, të lirohen nga ushtria. Por ne propozuesit (këtu edhe unë) u gjendëm krejt të befasuar. Shoku Enver na tha:
Ne transferojmë oficerin dhe jo gratë e fëmijët e tyre. Ato kanë të drejtat e tyre të banojnë atje ku kanë regjistrimin".
Dhe meqenëse edhe me atë përpjekje nuk e realizoi dot hakmarrjen, bëri ç'ishte e mundur dhe ma hoqi familjen ku kisha 3 dhoma e kuzhinë, (pasi përveç fëmijëve të rritur, djalë e vajzë, kisha edhe nënën, e cila nuk ishte thjesht një nënë dëshmori, por gjatë LANÇ-it pat qenë kryetare e gruas antifashiste për Kurveleshin dhe mund të ketë qenë e vetmja grua në Shqipëri e dënuar me vdekje në mungesë nga gjyqet fashiste, dhe ma çoi atje ku jam sot, në një dhomë e kuzhinë), ndërsa për mua pati dhënë urdhër që vetëm një herë në muaj të më jepej leje të vija pranë familjes. Por drejtuesit e atij korpusi as e pyetën fare për atë urdhër antinjerëzor. Apo edhe këto nuk janë hakmarrje, të z. Kiço?
Ja, po e pyes unë nëpërmjet gazetës suaj: Kush i bëri listat e të gjithë atyre që u shkarkuan nga detyrat dhe u transferuan, përveç teje dhe Ramiz Alisë? Kujt ia shet ti ato përralla? Vetëm ti, Kiço, na paske qenë besniku i Ushtrisë Shqiptare në të gjithë katërqind e ca ushtarakët shqiptarë në Shtab të Përgjithshëm dhe në Ministrinë e Mbrojtjes të Shqipërisë?! Si thua, ty, a mund ta besoi kush këtë fakt çuditës? Madje, ashtu si veprove ti me grupin tënd, ai ishte një veprim tipik i një grushti shteti. Në vitin 1974, edhe pse e quajte grusht shteti, të paktën u bënë analiza nëpër organizatat e partisë dhe në të gjitha nivelet e komandave dhe shtabeve, dhe pasi mbaruan ato, pas disa muajsh, vetëm atëherë u thirrën, shkarkuan dhe u transferuan ushtarakët.
Ndërsa grupi juaj e bëri atë kasaphanë brenda disa orëve, pa bërë as edhe një analizë as atëherë dhe as kurrë, dhe pa i lajmëruar fare të gjithë ata që i kishit futur në rreth të kuq. Dhe tërë këtë punë të pistë tipike greko-bizantine, në Ministrinë e Mbrojtjes e ke udhëhequr zotrote, pasi ti ishe i vetmi nga ish-drejtorët që qëndrove. Për këto ishte e mira të ndaleshe në këtë intervistën e fundit, me që t'u dha rasti për herë të dytë, dhe të ndaleshe mirë, z.Kiço, pasi historia ka nevojë t'i dijë. Kur do t'i tregosh, apo do bësh edhe ti si ustai yt, Ramizi, duke na gënjyer e t'i marrësh me vete si ai, në atë dynja? Meqenëse na tregohesh trim, na i trego edhe në Shqipëri këto "trimëri" që ke bërë ndaj ushtrisë shqiptare.
Mendon se po përdor fjalor disi fyes kur flet ndoshta i revoltuar? Nuk të duken të tilla fjalët 'dinak' dhe 'djallëzor'?
Edhe në këtë rrëfimin e dytë, siç ju kam thënë në fillim të këtij përgënjeshtrimi, ai është treguar me të vërtetë dinak dhe i djallëzuar. Ka pritur deri sa të lartpërmendurit të largoheshin nga jeta dhe fillon e sajon histori të paqena, ose të kthyera përmbys. Të njëjtën gjë e reflekton edhe ndaj ustait dhe bashkëhileqarit të tij, Ramizit, anëtarët e tjerë të klanit që e bënë edhe anëtar të Byrosë Politike edhe ministër, tashti që ata nuk jetojnë më. Me këtë mosmirënjohje e vërteton plotësisht origjinën e tij, me të cilën mburret.
"Më thua se na qenke fyer pse nuk ta dhashë dorën në vitin 1992! Po të isha vetëm unë që s'kam denjuar të ta jepja dorën, ndoshta do ta dënoja veten. Por, me sa po lexoj dhe mësoj nga monografia dhe intervista juaj, ty nuk kanë denjuar të të jepnin dorën as Petrit Dume, as Tefik Ruçi, as Muhamet Prodani, as Nikollaq Sallabanda, as Tahir Minxhozi, e plot të tjerë, gjë që do të thotë se nuk jam i vetmi që të kam ndëshkuar në atë mënyrë; e paske merituar. Këto i tregon ti vetë; pa le sa të tjerë s'ta kanë dhënë e s'ta japin as sot dorën, pasi kurrë nuk e ke gëzuar respektin e kuadrit oficer në ushtri, prej kur je diplomuar i tillë. Dhe të gjitha këto, ti, çuditërisht, i tregon tërë mburrje!
Përmendët shumë emra, për të cilët thoni se ai paska bërë lista e se ka shkarkuar shumë drejtorë kur ai erdhi në krye të Shtabit të Përgjithshëm, ndërkohë që ministër ishte Prokop Murra. Duhet besuar kjo, kur dihet se çfarë nomenklature i përkisnin drejtorët për emërim dhe shkarkim?
Është e vërtetë nga ana juridike, ashtu si thoni ju, por atëherë që erdhi Prokop Murra nuk njihte askënd nga ata që unë përmenda më lart. Këta erdhën pas eliminimit të ekipit të Kadri Hazbiut. Dhe askujt veç Kiços nuk iu ngarkua detyra të përpilonte listat, se në fund të fundit ndaj u vendos në atë post, të bënte gjuetinë e shtrigave. Pastaj, listat e bëra nga ai i morën dhe i legalizuan ata që ia kishin lënë detyrë. Pse, mendon ai se e beson kush, se është dora e Prokop Murrës, që kur erdhi në atë ministri nuk njihte kënd?
"Kiço, zullumet e tua nuk kanë fund, unë vetëm majën e atij ajsbergu tregova në këtë shkrim. Të tjerat do të dalin më pas, pasi e vërteta vonon, por nuk harron!".
(er.nu/GSH/BalkanWeb)