Digat dhe një krahasim mes dy 8-vjeçarëve
Një çështje mjaft shqetësuese, por që nuk bëhet shpesh publike, është edhe siguria e digave, veçanërisht për ato diga që kanë të bllokuar ujëlëshuesit. Mund të jenë rreth 120 diga nga 626 të tilla, që janë gjithsej në sistemin e bujqësisë. Kjo situatë bëhet më problematike po të mbahet parasysh që rreth 300 diga u janë transferuar njësive të qeverisjes vendore, të cilat nuk kanë asnjë lloj mjeti financiar apo kapacitete për t’i menaxhuar ato.
Ndoshta pak lexues e dinë që në Shqipëri ekziston një infrastrukturë e ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytja (rrjetet e kanaleve ujitëse, kulluese, kanalet e ujërave të larta, hidrovoret, argjinaturat, etj.) e projektuar për të siguruar ujitjen në rreth 420 000 ha dhe kullimin e mbrojtjen nga përmbytja në 280 000 ha. Por funksionimi i saj sa vjen e bëhet më problematik, shoqëruar kjo me fenomene të mosujitjes, moskullimit, përmbytjeve të shpeshta dhe masive. Kjo situatë ka ndikuar negativisht në rritjen e prodhimit bujqësor dhe në krijimin e një klime mosbesuese tek fermerët përsa i përket mbështetjes së shtetit në funksionimin e kësaj infrastrukture. Kjo klimë u ka lënë hapësirë veprimeve spontane të fermerëve për sigurimin e ujitjes dhe kullimit.
Për të qenë të saktë në analizën tonë duhet të shikojmë më konkretisht se çfarë ka ndodhur me infrastrukturën e ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytja, duke krahasuar të dhënat e viteve 1998-2005 me të dhënat e viteve 2006-2012. Në segmentin kohor 1998-2005, problemet e ujitjes dhe kullimit kanë qenë në fokusin e zgjidhjeve prioritare. Në mbështetje të rritjes së prodhimit bujqësor i është dhënë përparësi veçanërisht procesit të rehabilitimit të skemave ujitëse, kryesisht në Ultësirën Perëndimore. Megjithëse pati dëmtime masive gjatë vitit 1997, me riaktivizimin e projektit të parë të Bankës Botërore (që përfundoi në vitin 2000) dhe me implementimin e projektit të dytë të Bankës Botërore (2000-2005), në total në periudhën 1998-2005, në infrastrukturën e ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytja janë investuar rreth 18 miliardë lekë (ose rreth 180 milionë USD).
Sa janë investuar pas 2005-s? Kjo është një pyetje interesante. Përgjigja është (duke marrë në konsideratë edhe financimin e planifikuar për vitin 2013) që gjatë periudhës 2006-2013 janë 13 miliardë lekë (ose rreth 130 milionë USD). Duke krahasuar investimet dhe impaktet e arritura për të dyja periudhat 8- vjeçare duket qartë se gjatë 1998-2005 janë investuar 5 miliardë lekë më shumë (ose rreth 50 milionë USD më shumë) se gjatë 2006-2013. Gjatë 1998-2005 janë implementuar 2 projekte të Bankës Botërore në ujitje dhe kullim në shumën rreth 80 milionë USD, kundrejt 2006-2013, ku është implementuar vetëm 1 projekt i Bankës Botërore në ujitje dhe kullim në shumën rreth 35 milionë USD. Referuar pikërisht raporteve të Bankës Botërore mbi rezultatet e implementimit të projektit të parë dhe të dytë, gjatë 1998-2005 janë realizuar ndërhyrje madhore në infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit, duke arritur në: rehabilitimin e infrastrukturës së ujitjes për rreth 150 000 ha dhe infrastrukturës së kullimit për rreth 200 000 ha. Gjithashtu janë rehabilituar rreth 25 rezervuarë për ujitje, 40 stacione të mëdha të pompimit për ujitjen, 20 hidrovore etj.
Duhet pasur parasysh se ndërhyrjet e realizuara në këtë periudhë në infrastrukturë ishin vendimtare për bujqësinë, pasi përveç faktit që kjo infrastrukturë kishte ngelur pa investime dhe mirëmbajtje, ajo gjatë vitit 1997 pësoi dëmtime të mëdha. Ndërhyrjet bënë të mundur që gjatë 1998-2005 në shumë zona, veçanërisht të Ultësirës Perëndimore, të kishte rritje të ndjeshme të rendimenteve të produkteve bujqësore. Vetë niveli i lartë i investimeve 1998-2005 me rreth 50 milionë USD më shumë se 2006-2013, reflekton arritje disa herë më të mëdha gjatë asaj periudhe, pavarësisht shifrave që mund të jepen aktualisht nga MBUMK. Përveç sa me sipër, një vëmendje e madhe në atë periudhë iu kushtua menaxhimit të infrastrukturës së ujitjes, duke futur tek fermerët konceptin e pjesëmarrjes së tyre në procesin e menaxhimit të ujitjes. Po në atë periudhë u miratua edhe Ligji nr. 8515, datë 30.7.1999 “Për ujitjen dhe kullimin”. Pavarësisht se procesi i menaxhimit me shoqatat e përdoruesve të ujit nuk pati efektivitetin e pritshëm, në periudhën 1998-2005 kishte një angazhim serioz në menaxhimin e ujitjes pa ia lënë këtë spontanitetit, siç ndodhi pas vitit 2005, ku në emër të përmirësimit të menaxhimit të ujitjes u abandonua gjithçka ishte arritur më parë me shoqatat e përdoruesve të ujit. Edhe me ndryshimet e ligjit të ujitjes në vitin 2008, përsëri nuk kemi asnjë lloj përmirësimi në menaxhimin e ujitjes. Madje sot nuk dihet se kush merret direkt me menaxhimin e ujitjes dhe nuk ka tregues të besueshëm për ujitjen dhe kullimin (sipërfaqja e rehabilituar, sipërfaqja e ujitur, numri i ujitjeve etj.)
Menaxhimi i infrastrukturës së ujitjes (këtë e them me siguri bazuar në eksperiencat e mëparshme dhe ato ndërkombëtare) kërkon një rol të fortë të shtetit, veçanërisht të qeverisjes vendore, si dhe pjesëmarrje direkt të fermerëve në këtë proces. Ajo që po ndodh aktualisht është dëshpëruese dhe shifrat flasin vetë: nga informacioni në terren rezulton se në një sezon ujitja realizohet në rreth 60 000 ha ose në rreth 15% të sipërfaqes totale të projektuar për ujitje prej 420 000 ha dhe kjo falë iniciativave të vetë fermerëve. Nga mosrealizimi i ujitjeve në tokat e mbjella, rendimentet e prodhimeve bujqësore janë reduktuar ndjeshëm në masën rreth 30-40%. Sistemet e ujitjes për mungesë të mirëmbajtjes aktualisht rezultojnë ineficiente dhe pothuajse jashtë përdorimit. Aktualisht nuk kemi të implementuar sisteme moderne të ujitjes, përveç disa fermerëve të veçantë për sipërfaqe të vogla. Mungesa e mirëmbajtjes në infrastrukturën e ujitjes dhe e menaxhimit eficient ka bërë që një pjesë e konsiderueshme e saj të dëmtohet dhe të ketë nevojë për rehabilitim, duke rritur kostot e investimeve për njësi të sipërfaqes ujitëse. E kemi parë të gjithë tashmë se si pamjaftueshmëria e financimit në mirëmbajtje të infrastrukturës së kullimit dhe kanaleve të ujërave të larta ka bërë që përmbytjet të jenë më frekuente.
Po e mbyllim me një shembull konkret, i cili nuk ka nevojë për koment. Dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e muajit janar 2010 dhe muajit dhjetor 2010 në Shkodër, në formë të përmbledhur, të dhënat janë si më poshtë: totali 39 milionë USD (kostot e dëmeve të ndërtesave, shtëpi banimi, 12 milionë USD - kostot në pronat private 18 milionë USD - kostot e ndërhyrjeve emergjente të qeverisë 9 milionë USD). Këto përmbytje janë shtrirë në një sipërfaqe prej 12 000 ha, pra me një kosto prej 3250 USD/ha. Aktualisht përveç kostove të ndërhyrjeve emergjente të qeverisë (rreth 9 milionë USD), të përballuara nga fondi i kontigjencës të Këshillit të Ministrave, të gjithë koston tjetër prej rreth 30 milionë USD, qeveria e ka hequr nga vetja e saj dhe ia ka kaluar si detyrim KESH-it, i cili nga ana e tij ka arritur të bëjë një likuidim në një masë rreth 5 milionë USD, ndërsa pjesa tjetër prej 25 milionë USD, ngelet detyrim për t’u shlyer ndaj fermerëve dhe banorëve të zonës së NënShkodrës, ku përfshihen dëmet bujqësore dhe ato të pronës private.
*Autori është ekspert i fushës, aktualisht anëtar i grupit të Zhvillimit Rural pranë PS
(er.nu/GSH/BalkanWeb)