E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reformat, Nishani: Të kurorëzojmë atë që u nis 100 vjet më parë

TIRANE - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka thirrur sot një tryezë të rrumbullakët me një serë drejtuesish të institucioneve kryesore, pjesë përbërëse të sistemit të drejtësisë.

Siç bën të ditur zyra e shtypit e Presidencës, në këtë tryezë do të diskutohet mbi reformën në sistemin gjyqësor, si dhe mbi sfidat që burojnë nga rekomandimet në Raport Progresin e BE-së për Shqipërinë për vitin 2012-të.

Javën e kaluar Presidenti Nishani zhvilloi takime të veçanta konsultuese me përfaqësuesit e partive politike parlamentare, për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme. Gjatë këtij takimi u hodh në tryezë data 23 qershor, si më e përshtatshmja për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme. Megjithatë kreu i shtetit nuk e ka dekretuar ende datën e zgjedhjeve të vitit 2013-të.

(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Nishani dekoron ushtarakët e Kommonwelthit (pas vdekjes)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›