E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane sheshi drejt bllokimit te plote

Brenda pak javësh, bashkia e Tiranës do të nisë fazën e dytë të punimeve në sheshin Skëndërbej, cka do të sjellë edhe bllokimin e kalimit përmes tij dhe devijimin e qarkullimit të automjeteve në rrugë të tjera.

Drejtori i transportit në bashkinë e Tiranës, Enton Punavia ka sqaruar se cila pjesë e sheshit do të bllokohet dhe ku do të drejtohet qarkullimi i automjeteve.

“Do të lirohet rruga tek 15-katëshi, do të bllokohet rruga tek xhamia, do të kalohet në rrugën pas bashkisë, tek hotel “Drini”, dhe do të vijohet tek bulevardi “Zhan d’Ark””, ka sqaruar Punavia.

Transporti publik do të ketë prioritet, ndaj është menduar që të ndërtohen korsi të caktuara vetëm për autobuzët.

Në këtë fazë të dytë që pritet të nisë brenda pak kohësh do të punohet në galeritë nëntokësore që ndodhen pranë xhamisë dhe bashkisë së Tiranës.

“Kapaciteti është i mjaftueshëm për të përballur fluksin e trafikut, për të cilin duhet edhe edukata e qytetarëve. Natyrisht, edhe policia bashkiake dhe ajo e shtetit duhet të luajnë rolin e tyre”, ka shtuar Punavia. Faza e dytë e punimeve pritet të zgjasë pesë deri në gjashtë muaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›