E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjen 2 makina në Fier, rrezikohen shtëpitë

Dy makina jane djegur ne fshatin Qarr te Fierit, duke rrezikuar edhe disa banesa përreth. Flaket te ndihmuara edhe nga bari i thate, qe ndodhej ne garazhin e nje shtepie private, jane perhapur me shpejtesi. Banoret jane perpjekur te shuajne flaket me mjete rrethanore. Ne ndihme te tyre kane mberritur edhe zjarrfikeset nga fieri. Paraprakisht dyshohet per zjarr te shkaktuar nga nje shkendije elektrike, megjithate nje konkluzion perfundimtar do te jepet ne fund te hetimeve.

Shpërndaje          

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›