E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, vizitë në familjen e Myrtaj

Pas arrestimeve te fundit te gardisteve për ngjarjen e 21 janarit kryetari i partisë Socialiste deklaron se prokuroria po tregon vullnet për te vene drejtësinë ne vend. I shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama dhe e ema Aneta Rama, kreu i socialisteve ka qene për ngushëllim ne familjen e Faik Myrtajt, një prej viktimave te demonstratës. Te afërmit e Faikut bene apel qe te gjenden vrasësit e tij dhe te marrin dënimin e merituar. Faik Myrtaj nga Cakrani i Fierit, babai i dy fëmijëve, ishte një nder katër demonstruesit e vrare ne 21 janar.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›