E Shtunë, 31 Tetor 2026

Puthja më e gjatë në prag të Shen Valentinit

14 çifte ne resorten turistike tajlandeze te Patajes filluan këtë te diele një përpjekje te rralle për te realizuar puthjen me te gjate ne kohe. Organizatoret theksuan se gjithçka kryhen ne prag te Shën Valentinit, ditës se te dashurave, për te inkurajuar me shume lidhjen mes njerëzve. Konkurrentet janë shumica vendas tajlandeze, por ne maratonën e puthjes merrnin pjese edhe një çift turistesh gjermanë, si edhe një çift gejsh. Gjithçka ka filluar qe ne orët e para te mëngjesit te se dielës, ndërsa pritet te përfundojë rreth ores 2 te se hënës se Shën Valentinit. Aktualisht, rekordi i puthjes me te gjate është 32 ore, 7 minuta dhe 14 sekonda, i vendosur nga Nikola Matovic dhe Kristina Reinhart ne Gjermani, ne shkurt te vitit 2009.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›