E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjen 60 ha pranë qytetit antik të Apolonisë

20/09/2011  Flakët nga banorët, u rrezikuan dhe banesat

FIER- Edhe pse në muajin shtator duket se Fieri nuk do të shpëtojë nga zjarret. Këtë herë flakët e mëdha të zjarrit kanë përfshirë qytetin antik të Apolonisë, zbulimet arkeologjike shumë të rëndësishme të ekspeditës së përbashkët shqiptaro-franceze dhe arriti madje deri në shtëpitë pranë qytetin antik që u përkasin fshatit Pojan. Flakët e zjarrit kanë djegur rreth 60 ha me shkurre në kodrat e Pojanit në rrethin Fier. Zjarri ka rënë rreth orës pesë të mëngjesit të djeshëm. Ai ka depërtuar edhe në ambientet e qytetit antik të Apolonisë, por në zonat e pazbuluara dhe të pagërmuara. Flakët e zjarrit kanë rrezikuar qytetin e lashtë të Apolonisë, si dhe një lagje të fshatit të Pojanit i favorizuar dhe nga era. Në vendngjarje kanë shkuar dy mjete zjarrfikëse, të cilët kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve në drejtim të parkut arkeologjik të Apolonisë. Pas 6 orësh është bërë e mundur shuarja e zjarrit ku për shkak të terrenit forcat efektive të zjarrfikësve, punonjës të parkut arkeologjik me mjete rrethanore kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve dhe shuarjen e tyre. Në vendngjarje kanë shkuar dhe uniformat blu dhe sipas tyre ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Specialistët zjarrfikës kanë pohuar se zjarri është shkaktuar nga vet banorët e kësaj zone, të cilët kanë hapur toka të reja për kullota. Çelja e kullotave mendohet të jetë arsyeja e vendosjes së zjarrit që ka pasur për qëllim të djegë shkurret dhe të hapë toka, por ka rrezikuar qytetin antik të Apolonisë dhe madje edhe shtëpitë e tyre të fshatit Pojan. A. Damini

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›