Opozita, kundër pr/ligjit për mbetjet urbane, Bare: Problemi nuk zgjidhet
TIRANË- Opozita ka kundërshtuar strategjinë e qeverisë për përpunimin e mbetjeve urbane, një projektligj që kërkon shumicë të cilësuar votash për t’u miratuar. Deputetët socialistë kanë deklaruar në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese se ky është një draft që nuk ka faturë financiare dhe si e tillë, ka pak gjasa për t’u zbatuar dhe për të zgjdhur situatën problematike të mbetjeve në Shqipëri.
“Na mbysin tymrat para se të hyjmë në Fier, që janë djegiet e plehrave, po kështu në Vlorë, në Elbasan dhe më e keqja është se shumica e tyre janë pranë lumenjve, që ka një rrezik të madh për shpërndarjen e tyre. Mua më vjen keq që harxhojmë kohë pa fund, harxhojmë letër dhe miratojmë gjëra që do të mbeten në sirtar. Deri dje në ministrinë e Mjedisit, nuk ka pasur një ekspert për mbetjet. Vetëm në Parlamentin e Shqipërisë ke shumë njerëz që janë ndarë nga jeta me s’mundje të këtij karakteri. Ky ligj nuk ka vlerë po nuk vure një faturë financiare”, tha Deputeti i PS Besnik Bare.
Ndërsa kryetari i Komisionit Jemin Gjana replikoi duke thënë se “Mos na numëroni tani se sa kanë vdekur në Parlament. Kjo nuk është korrekte, merruni me ligjin”.
Ndërkaq projektligji për mbetjet u diskutua edhe në Komisionin Parlamentar të Integrimit, ku sërish opozita ka dhënë votën kundër këtij projektligji.
(m.a/News24/BalkanWeb)