Braktisen banesat muzeale, kosto e lartë për t’u mirëmbajtur
20/09/2011 Banorët nxjerrin në shitje 70 shtëpi në tre lagje muze: Nuk i mbajmë dot, i shtrenjtë dhe transporti
BERAT - Nga muaji në muaj shtohet numri i banesave muze në qytetin e Beratit, të cilat në pamundësi për t’u mirëmbajtur jepen me qira ose dalin në shitje nga ana e pronarëve të tyre të vjetër. Këta të fundit të vendosur vitet e fundit në qytete të tjera brenda dhe jashtë vendit, por dhe në lagje të tjera të Beratit kanë nisur t’i braktisin shtëpitë e tyre.
Braktisja
Shqetësimin e braktisjes së shtëpive muze që nënkupton rrënimin e tyre në rast mosbanimi për një kohë të gjatë e sjell në vëmendje kryetari i rajonit me numër 2 në këtë qytet Venedik Çela. Ky i fundit në një kontakt me median në lidhje më problematikën e këtij rajoni që përfshin dhe lagjet muze "Mangalem" dhe "Goricë" shprehet se nga verifikimet e bëra rezulton se është shtuar numri i banesave që po braktisen nga pronarët e tyre. “Nga një inspektim që është bërë nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe drejtoria rajonale në Berat në bashkëpunim me rajonin me numër 2 rezulton se në tre lagjet ansambël “Kala”, “Manglaem” dhe “Goricë” është rritur numri i banesave që dalin në shitje ose jepen me qira”, thotë kryetari i rajonit. Vetëm gjatë këtyre muajve të fundit 70 banesa në këto lagje kanë dal në shitje ose jepen me qira, pasi banorët e tyre kanë vendosur që të mos jetojmë më në to", pohon kreu i rajonit. Banorët autokton në këto lagje nuk u përfshin nga lëvizja demografike e ndryshimit të sistemeve, por ata nuk i braktisën shtëpitë dhe gjatë trazirave të vitit 1997 të vetëdijshëm për vlerat e mëdha që kanë ato. Por, të ndodhur mes pamundësisë për t’i restauruar shtëpitë e tyre të rrënuara banorët kanë nisur të shohin si zgjidhje jetesën jashtë, por dhe brenda qytetit në lagje të tjera dhe të shpresojnë në shitjen ose dhënien me qira të tyre. Disa prej banesave në lagjet "Goricë" dhe "Mangalem" janë kthyer në lokale, pasi u shitën prej pronarëve të tyre, ndërkohë që nuk kanë mundur të kenë të njëjtin fat shumë shtëpi të tjera që janë në shitje. Ato kanë nisur të rrënohen pasi për to nuk kujdeset askush, ndërkohë që dhe pse nga ana e Drejtorisë rajonale të Monumenteve të Kulturës lobohet me familjarët për të mos i braktisur ato ky fakt tashmë është bërë realitet. Në të tre këto lagje të qytetit çdo ditë shikon dhe më shumë tabela që tregojnë shitjen dhe dhënien me qira të banesave tashmë të rrënuara dhe të braktisura. Ndërkohë që nga ana e Monumenteve të Kulturës çdo vit mundohet të “racionojnë” ato pak fonde që akordohen për restaurimin e shtëpive muze, gjë e cila nëse këto fonde dyfishoheshin do të shmangte dhe braktisjen e shtëpive, lagje dhe qytetit nga banorët më të vjetër të saj. Të kontaktuar nga gazeta disa prej banorëve të kësaj lagjeje pohojnë se të meremetosh një shtëpi në këto lagje të kushton më shumë transporti i materialeve të restaurimit sesa vlera e materialit dhe vlefta e punëtorit.