Tiranë, 730 policë provim për gradën Nënkomisar
TIRANË- 730 efektive policie i janë nënshtruar për 120 minuta provimit të Shkollës së Policisë për gradën Nënkomisar. Provimi u zhvillua në ambjentet e pallatit të Kongreseve nën masa të rrepta sigurie ku janë ndaluar përdorimi i cdo forme kopjimi.
Sipas burimeve nga Policia e Shtetit bëhet me dije se nga konkuruesi do të përzgjidhen 65 fitues për gradën Nënkomisar. Faza e dytë e konkurimit, testimi me goje do të bëhet pasi të dalin rezultatet e provimit teorik.
Sipas ligjit për Policinë e Shtetit, punonjësit të Policisë me gradën Kryeinspektor i lind e drejta të aplikojë për të konkuruar në procesin e përzgjedhjes për gradën Nënkomisar pas plotësimit të afatit dy vjecar në detyrë si Kryeinspektor.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)