AK: Kthimi i shqiptarëve në grek, të mos pranohen kërkesat e OMONIA e Athinës
LUSHNJE- Aleanca Kuq e Zi mbërriti sot në qytetin e Lushnjes, në një forum të hapur me qytetarë, student dhe aktivistë që mbështesin kauzën e kësaj aleance.
Duke sjellë në vëmendje nismën që Aleanca Kuq e Zi ka ndërmarrë prej muajsh, kundër rregjistrimit mbi baza etnike dhe fetare ,për faqësues së kësaj lëvizje ripërsëriten thirrjen ndaj qeverisë për ndryshimin e formularit të regjsitrimit vetëm në dy pika mbi përkatësinë etnike dhe besimin fetar.
“Qeveria të zbatojë menjëherë vendimin e gjykatës Kushtetuese, e cila shfuqizoi të gjitha dispozitat mbi ndryshimin e kombësisë në legjislacionin shqiptar. Në bazë të Kushtetutës se Rëpublikës së Shqipërisë, autoritetet shtetërore e kanë për detyrim zbatimin e vendimeve të gjykatave dhe natyrisht për rrjedhojë edhe vendimin e gjykatës Kushtetuese për ndryshimin e kombesisë”,- thekson Aleanca Kuq e Zi.
Aleanca Kuq e Zi bën apel që rregjistrimi i popullsisë duhet të zhvillohet si një nevojë dhe domosdoshmëri për standartin dhe zhvillimet që po kalon Shqipëria, por duke u shprehur pro regjistrimit legjitim kjo lëvizje nënvizon që në formular in e regjistrimit të mos përfshihen pyetjet për etninë dhe fenë.
Ndërkohë, Aleanca Kuq e Zi deklaron me forcë që qeveria nuk duhet të gjunjëzohet nga presioni I diplomacisë greke apo organizatës OMONIA-s dhe lëvizjeve të tjera etnike greke, të cilat kërkojnë me forcë shtyrjen e rregjistrimit, mbajtjen e dy pyetjeve për etninë dhe fenë si dhe vetdeklarimin pa kritere objective.
(e.m/BalkanWeb)