E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjen dy vetura në Pejë

Dy vetura private janë djegur sot gjatë ditës në qytetin e Pejës. Policia e Kosovës ka treguar se zjarri në këto vetura është venë qëllimisht.

“Më datën 20.12.2012 rreth orës 00:10, policia pranon informacion se në rr.” L.Dugagjin” në parkingun e kompleksit banesor “Jarina” në Pejë, dy automjete private,janë djegur si rezultat i zjarrvënës së qëllimshme nga persona ende të pa njohur”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje Policia ka treguar se rasti i parë i zjarrvënës është raportuar të ketë ndodhur në veturën “Mercedes 124”, ngjyrë e arit, me targa të Kosovës,dhe pronar i kësaj veture është shtetasi i Kosovës, i përkatësisë etnike shqiptar,V.H.

Kurse, rasti i dytë i zjarrvënjes në veturë ka ndodhur në “BMW- X 6” ngjyrë e zezë, me targa të Kosovës,dhe pronar i kësaj veture është shtetasi i Kosovës i përkatësisë etnike shqiptar P.D.

“Dëme materiale janë shkaktuar në këto dy automjete si dhe gjatë djegëses janë dëmtuar edhe xhamat të dy pronave private aty për rreth,ndërsa zjarrfikësit kanë arritur që të shuajnë zjarrin. Nuk është raportuar për të lënduar në njerëz ndërsa vlera e dëmeve materiale të shkaktuara në të dyja rastet nuk është përcaktuar. Njësitë policore të cilat kanë reaguar në vend ngjarje ende nuk kanë arritur të konstatojnë mënyrën e kryerjes së akteve kriminale të zjarrvënjes”, ka treguar Polica e rajonit të Pejës.

Hetuesit policor dhe teknikët e kriminalistikës të cilët kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes në kërkim të provave materiale, nuk kanë arritur që të gjejnë material të dyshuar për të përcaktuar shkaktarin e zjarrit/Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›