S’ka bonuse për zyrtarët e Postes

Nuk do të ketë bonuse për zyrtarët e Ndërmarrjeve Publike. Këtë vendim e ka marrë sot MZhE-ja duke anuluar kështu edhe vendimin e PTK-së për dhënie të bonuseve. Besim Beqaj ka thënë se kush subvencionohet nga Qeveria, nuk ka bonuse, me përjashtim ato që kanë performancë të mirë, por që, sipas tij, edhe ato duhet ta bëjnë më kërkesë.
Kështu është deklaruar ministri i Zhvillimit Ekonomit të Kosovës, Besim Beqaj, gjatë konferencës përfundimtare vjetore, ku janë prezantuar rezultatet në realizimin e objektivave të kësaj Ministrie për këtë vit si dhe prioritetet për vitin e ardhshëm./Indeksonline/