Digjen kurorat e OMONIA-s ne memorialin e ushtarit grek
KOR- Festa e clirimit Greqise e cila eshte perkujtuar edhe me nje homazh ne memorial te ushtarit grek ne Boboshtice eshte shoqeruar me incidente mes banoreve te fshatit dhe organizatoreve te ceremonise.
Incidentet dhe perplasjet nisen qe ne kohen kur perfaqesuesit e OMONIA-s qe kishin organizuar ceremonine mberriten aty bashke me perfaqesues te shtetit grek te drejtuar nga konsulli i Greqise ne Korce Teodor Ikonomu.
Nje grup banoresh te fshatit Boboshtice kane kundershtuar venien e kurorave ne memorialin e ushtarit grek ndersa kane pasur incidente me perfaqesues te organizatoreve.
Nderkaq menjehere pas largimit te organizatoreve nga ceremonia pasi kjo kishte perfunduar persona te ndryshem i kane vene flaken kurorave te vena per nder te ushtarit grek.
Menjehere pas djegies se kurorave ne memorialin ku u zhvillua ceremonia perfaqesues te OMONIA-s kane nxituar ne polici te bejne kallezim per te ndjekur penalisht autoret e dyshuar te venies se zjarrit. Ne vendosjen e kurorave kishin marre pjese perfaqesues te konsullates greke ne Korce por dhe dhjetera vizitore qe kishin mberritur me autobuse nga Greqia.
Menjehere pas denoncimit policia nisi hetimet ndersa nuk jane identifikuar ende autoret e zjarrvenies. Incidenti i mesiperm ndodh pak dite pas dhunimit te disa varreve ne kete fshat per te vendosur memorialin e ushtarit grek ndersa te premten konsulli grek Ikonomu deklaroi se korcaret ishin popull helen ndersa Korca ishte cliruar ne te njejten kohe me Greqine nga ushtria greke prej forcave pushtuese fashiste ne vitin 1940.
Me rastin e ceremonise perkujtimore ndaj ushtarit grek u mbajt nje meshe edhe ne manastirin e Shen Merise ne territorin e se ciles ndodhet edhe kjo varreze.
Homazhet qe zhvilluan vizitoret greke kane ardhur pas debateve dhe reagimeve te diteve te fundit mbi nderhyrjet e paligjshme ne varret e vendasve. Ne vendin ku eshte ngritur memoriali nje muaj me pare jane kryer punime me beton duke demtuar varrezat dhe duke bere qe mjaft eshtra te dalin ne siperfaqe.
Para kesaj feste perkujtimore banoret e Boboshtices kane kundershtuar keto punime ku varret e te pareve te tyre rrezikojne te zhduken.
Nderkaq Komuna Drenove nga ana e saj thote se nuk ka dhene asnje leje ndertimi per betonimin e nje pjese te varrezes dhe kerkon urgjentisht prishjen e saj.
Por nga ana e Konsullates greke dhe organizates OMONIA nuk jane marre parasysh keto reagime perkundrazi homazhet e sivjetme ne varrezat e Boboshtices kane qene me pjesemarres me te shumte ne numer megjithese aty deklarohet se ndodhet i varrosur vetem nje ushtar grek.