Flet kordinatorja Trajtimi dhe riintegrimi i femrave ne qendrat tona
Elbasani perfshihet ne rrjetin e qendrave qe trajtojne viktima te dhunes e te trafikut. Kete mision e mban Tjeter Vision nje shoqate qe vepron prej shume vitesh ne kete qytet me nje game te gjere sherbimesh.
Shume afer zyrave te saj ne nje lagje te Elbasanit jane dy salla mesimi per kurse kuzhine dhe rrobaqepesie. Grate dhe vajzat ne veshtiresi ekonomike te trafikuara te dhunuara me probleme te theksuara sociale perfitojne falas kursin e kualifikimit nga kjo qender per te pasur mundesi me pas te punesohen.
Me tej gjenden qendra rezidenciale dhe apartamentet e mbrojtura per femrat por edhe per femijet. Shume gra e vajza jetojne ne komunitet angazhohen marrin zanate per te pasur mundesi me pas te riinegrohen per te shkruar drejt normalitetit.
Per tiu afruar jetes normale pasi me veshtiresite e kaluara jeta e tyre veshtire se i kthehet normalitetit. Ardiana Kasa kordinatore e qendres na tregon se nepermjet kesaj qendre unike ne te gjithe vendin per gamen e sherbimeve jane trajtuar 500 raste te grave dhe vajzave ne veshtiresi dhe 120 raste vajzash ne rrezik trafikimi apo te trafikuara dhe te dhunuara.
Ne ofrojme nje game sherbimesh. Permenden femijet qe kane braktisur shkollen qe kane qene pre e trafikimit apo e dhunes ne familje.
Kemi nje qender te trajtimit te tyre kemi nje qender ditore per gra ne nevoje ne rrezik te dhunuara te trafikuara e ne veshtiresi. Ofrojme asistence edhe per grate e rrezikuara per trafik e cila eshte unike ne Elbasan por qe mbulon gjithe nevojat e Shqiperise te Mesme. Kemi marredhenie te ngushta me policine e shtetit.
Ata na kane asistuar e bashkepunuar me ne. Operojme edhe neper te rinjte e qytetit te Elbasanit qe kane nevoje per riintegrim apo qe duan te shprehin talentet. Kemi marredhenie me drejtorine arsimore te qarkut..
E pyetur lidhur me monitorimin e ketyre rasteve pas perfundimit te fazave te asistimit Kasa shprehet se ndiqet nje procedure e plote dhe individuale per cdo rast si dhe riintegrimi i tij. Behet vleresimi i rasteve qysh kur jane ne fazen e krizes e me pas ndiqen rast pas rasti.
Per ne misioni jone eshte mireqenia dhe siguria e perfituesit. Kemi nje bashkepunim shume te ngushte me qendrat e grave ne Elbasan ku behet nje kooperim mjaft i frytshem dhe i ofrohet gjithashtu edhe nje asistence ligjore. Pas 6 muajsh dalin ne nje apartament me qira te cilin e paguajne vete pasi punesohen.