Digjen tre magazina në Tiranë, hetohen shkaqet
Tiranë- Shuhet zjarri qe perfshiu pasdite magazinat ne afersi te fabrikes se miellit ne Tirane. Per fat zjarri nuk u perhap ne te tjera subjekte aty prane dhe shkaktoi vetem deme materiale.Sipas të dhënave të para nga vendi i ngjarjes, magazinat ndodhen në afërsi të fabrikës së miellit në kryeqytet, në afërsi të shkollës teknologjike.
Banorët që kanë parë flakët, të alarmuar kanë njoftuar policinë dhe zjarrëfikëset. Pas marrjes së informacionit për vendin, kanë mbërritur me urgjencë 3 zjarrëfikëse që po punojnë për shuarjen e flakëve.
Drejtori i zjarrëfikëseve, Dilaver Laci gjatë një prononcimi në një televizion privat ka deklaruar se magazinat janë të përmasave të vogla dhe i përkasin bizneseve të ndryshme. Ai ka theksuar se magazinat kane qene te mbushura me mallra konsumi, njera prej tyre me arra. "Nuk ka te lenduar e as viktima ne njerez, vetem deme materiale"- thone zjarrefikesit.
“Në vend po punojnë 3 zjarrëfikës për të eleminuar përhapjen e mëtejshme të zjarrit”- thonë burimet, të cilat nuk bëjnë me dije se cicli ka qenë shkak i zjarrit që ra pak më parë në këtë vend.
Mësohet se fillimisht do të punohet për të shuar flakët dhe më pas grupi i ekspertëve do të hetojë për të gjetur shkaqet e rënies së zjarrit.