E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama, vizitë ushtarëve në bazën detare të Havajit

Presidenti i zgjedhur amerikan Barak Obama u bëri vizitë dje në mbrëmje ushtarëve të bazës detare të Havajit me rastin e darkës së Krishtlindjeve të cilën e kaluan bashkë me familjet e tyre.

Obama kaloi pak më tepër se një orë duke uruar ushtarakët, burra dhe gra, të cilët do ta kalonin natën në bazën detare Kaneohe Bay.

Familja Obama e festoi Krishtlindjen në intimitet, duke hapur dhuratat në shtëpinë e marrë me qera për pushimet e fundvitit, në Kailua.

Dje, pak përpara darkës, presidenti u dërgoi mesazhe urimi ushtarakëve amerikanë të dislokuar jashtë vendit nëpërmjet radios dhe televizionit me rastin e Krishtlindjeve.

"Në qytetet e mëdha dhe të vogla të Amerikës ka një karrike bosh në tavolinën e shtruar për darkë. Në bazat e largëta dhe në anijet në det, ushtarakët tanë, burra dhe gra, mund të mendojnë për fytyrat e fëmijëve të tyre kur të hapin dhuratat në shtëpitë e tyre", tha ai.

Obama pritet të bëjë betimin si president i Shteteve të Bashkuara më 20 janar në Uashington. (atsh)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›