E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet autobusi nga rryma në Vushtrri

Në Vushtrri sot në orën 16:30 është djegur krejtësisht një autobus. Deri të djegia e autobusit të kompanisë “Beka Tours” ka ardhur pas këputjes të një teli të rrymës i cili ka qenë i vendosur në hapësirën ajrore mbi këtë autobus.
Zyrtarët e Policisë së Kosovës të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes i kanë thënë gazetarit të ‘Veriu.info”, se nuk ka pasur viktima në njerëz, e as të lënduar. Po ashtu ata jo zyrtarisht kanë bërë të ditur se djegien e autobusit e ka shkaktuar këputja e një teli të energjisë elektrike dhe rënia e tij mbi autobus.

Pronari i autobusit ka konfirmuar versionin se teli i rrymës e ka shkaktuar djegien e autobusit të tij. “Po autobusi është djegur nga këputja e një teli të energjisë elektrike”, ka thënë ai për “Veriu.info”, pa dashur të lëshohet në detaje më të hollësishme.
Qytetarët të cilët kanë qenë prezent në vendin e ngjarjes, kanë treguar se zjarrfikësit kanë ardhur aty rreth 15 minuta pas shkaktimit të zjarrit./indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›