Digjet banesa në Lezhë, nuk ka të plagosur
Një zjarr i madh ka përfshirë katin e 7-të të një banese në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen “Besëlidhja”, në qytetin e Lezhës, ku një zjarr ka përfshirë një banesë duke e djegur plotësisht atë. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë dy zjarrëfikëse për të shuar zjarrin, ndërkohë banorët e banesës janë nxjerrë menjëherë jashtë saj, ku dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Ende mbeten të paqarta shkaqet e zjarrit, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.