E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfundon gjyqi ndaj Tahirit, deputeti 5 mln lekë fëmijëve të Berishës

Gjykata e faktit të Tiranës ka vendosur që deputeti i PS Sajmir Tahiri,të paguajë një dëmshpërblim prej 5 milion lekësh fëmijëve të Kryeministrit. Tahiri akuzohet për shpifje dhe avokati mbrojtës pati kërkuar një shumë prej 8 milion lekësh dëmshpërblim. Menjëherë pas marrjes së vendimit,Tahiri e cilësoi atë pengues për fjalën e lirë dhe të vertetën,ndërsa shtoi se do të apelonte vendimin.
 

“Une nuk do hesht kurrë. Kjo eshte pak, por e sigurte. Fjala e lire vlen me shume se gjoba qe me dha Gjykata duke folur me gojen e Shkelzenit dhe Argites. Nje Gjyqtar qe nuk iu shmang dot frikes dhe nenshtrimit, pranoi padine e Argita dhe Shkelzen Berishes, e me denoi me 50 Milion Leke. Unë do ta apeloj vendimin e gjykatës” u shpreh Tahiri.
 

Në sallën e gjyqit Tahiri shoqërohej nga mjaft deputetë të grupit parlamentar të PS dhe më parë ai pati kërkuar që ky gjyq të ndiqej nga ambasadorët e huaj të akredituar në vend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›