E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikti për pronën, i moshuari dhunohet nga policia

Ankesat ne komunen e Gjegjanit te bera nga nje banor, qe kerkon mbrojtjen e prones nga nje investim privat, ka sjelle keqtrajtimin e tij nga policia e Rreshenit. Ndue Ndreca ka akuzuar policine e Mirdites se e ka dhunuar dhe mbajtur pa te drejte per rreth 20 ore ne komisariatin e Rreshenit, megjithese ai eshte banor i Pukes.

Sipas tij sebashku me djalin e tij, i cili eshte invalid pasi vuan nga skezofrenia, eshte marre me force nga nje furgon i policise se Rreshenit dhe gjate rruges eshte dhunuar, ndersa gjate qendrimit ne komisariat nuk i eshte lejuar as uji dhe buka.

Ndue Ndreca ka bere te ditur se nuk eshte kunder investimit qe po kryhet ne kete zone dhe prek pronen e tij, por ka kerkuar zgjidhje te problemit nepermjet dokumenteve ligjore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›