Siguria në Muriqan, Burgaj marrëveshje me Malin e Zi
Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Hysni Burgaj eshte takuar me homologun e tij malazez ne Shkoder, ku kane nenshkruar nje memorandum bashkepunimi ndermjet dy shteteve ne kuader te sezonit turistik. Drejtori i Policise se Shtetit, Burgaj, ka deklaruar se ky memorandum synon te permiresoje sherbimin ne pikat kufitare me qellim qe te mos kete vonesa ne pikat e kalimit kufitar mes dy shteteve.
Nga ana tjeter, drejtori i Policise se Shtetit ne Mal te Zi, Bozhidar Vuksanovic, ka deklaruar se kjo marreveshje ka ne themel edhe luften kunder trafiqeve te paligjshme, per te krijuar nje mbrojtje me te fortë ne të dyja shtetet.
“Gjatë sezonit turistik në qytetet e Malit të Zi do të patrullojnë së bashku grupe policore me uniformë dhe ekipe për të luftuar krimin do të punojnë së bashku edhe me përfaqësuesit e interpolit me të cilët është nëshkruar marrveshja. Ne me këtë do të përcjellim një mesazh të fortë që asnjë kriminel në këtë trojë nuk do te ndihet i sigurtë, por cdo shtetas do ta ndjejë veten të sigurtë e do të kalojë një kohë të këndshme. Ky protokoll që është nëshkruar sot jep disa sinjale të qarta që ne në Mal të Zi e kemi quajtur “ POLICI YNË, POLICI I JONË”tha ai.
Tashme me kete marreveshje, turistet e huaj dhe vendas, nuk do te detyrohen te presin radhet e gjata ne pikat e kalimit kufitar mes Shqiperise dhe Malit të Zi, duke shenuar nje hap pozitiv ne sherbimin ndaj qytetareve ne sezonin turistik.