E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laç, makina përplas për vdekje 9 vjeçaren, arrestohet autori

Një aksident me pasojë vdekjen e një 9-vjecareje ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Laçit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit, në lagjen numër 2, ku makinë me targa LA 6611 A ka përplasur për vdekje një vajzë 9 vjecare me inicialet M.V. Ndërkaq drejtuesi i mjetit, Marjan Stojani 24 vjec, është nisur menjëherë me fëmijën drejt spitalit, por fëmija nuk ka mundur të mbijetojë duke ndërruar jetë gjatë rrugës. Policia ka bërë menjëherë arrestimin e autorit të aksidentit, ndërsa raporton se dyshohet se përplasja e ka ardhur pasi femija i ka prere rrugën makines. Blutë e qytetit të Lacit, sqarojnë gjithashtu se vajza ishte nga fshati Ulëz i Burrelit, ndërsa kishte shkuar tek tezja në Lac, për pushime. Ndërkaq vazhdojnë hetimet nga ana e policisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›