Digjet flamuri grek, reagon Athina zyrtare
Zevendesministri prane kryeministrit grek dhe zedhenesi i Qeverise, Jorgos Petaloti, u shpreh dje se reagimet ne Shqiperi per skandalin e ushtareve greke jane normale dhe jo te ekzagjeruara kurse shtoi se veprimet si djegia e flamurit grek, jane te papranueshme. Duke folur per nje media greke, Petaloti u ndal ne faktin se marredheniet e Greqise me fqinjet shqiptare dhe maqedonas jane acaruar ditet e fundit pas publikimit te videos shokuese me thirrje te pergjakshme te ushtareve helene. Petaloti tha se "eshte shume e papranueshme, qe fenomene te tilla ende ekzistojne brenda ushtrise greke". Ai shprehu vendosmerine e qeverise greke per te denuar dhe shmangur te tilla veprime ekstreme raciste". Nga ana tjeter, z.Petaloti tha se djegia e flamujve, eshte njesoj e kritikueshme. "Ne denojme si parullat raciste qe jane degjuar ne parade ketu ne Athine, dhe ne te njejten kohe denojme ashper dhe djegien e flamujve", - u shpreh z.Petaloti. "Une mund te them se nje veprim i tille eshte i ngjashem nga ana raciste me ate qe u demonstrua ne paraden ushtarake, ose mundet, edhe me keq", - perfundoi z.Petaloti qendrimin mbi incidentin ne te cilin jane perfshire fqinjet.
***
Racizmi i shfaqur nga disa ushtarake greke, ka shfaqur reagime te ashpra ne Shqiperi. Disa protesta jane organizuara ditet e fundit me deklarata kunder parullave te leshuara ne adrese te shqiptareve. Ka pasur raste qe keto protesta kane kulmuar edhe me djegie te simboleve kombetare greke, sic ishte rasti i ndodhur ne qytetin e Shkodres, ku nje grup studentesh dogjen flamurin si reagim i videos se ushtareve greke. Studente nga universiteti "Luigj Gurakuqi", u drejtuan para rektoratit dhe me pas me flamuj shqiptare ne duar dhe ne shpatulla kane marshuar neper rruget kryesore te qytetit per t'u ndalur ne sheshin "Luigj Gurakuqi". Te rinjte jane ndalur ne rreth-rrotullimin, ku valeviten flamujt e te gjithe vendeve anetare te NATO-s. Ne shenje proteste studentet kane hequr flamurin grek nga grupi i flamujve te NATO-s dhe i kane vene flaken. Djegie e flamurit grek u shenua edhe ne Tirane, ku disa te rinj i vune zjarri simbolit kombetar helen, prane ambasades greke.
Dule: Denoj thirrjet antishqiptare, por edhe djegien e flamurit grek
Kryetari i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, i cilesoi dje te papranueshme deklaratat raciste te ushtareve greke ndaj shqiptareve. Ne nje prononcim per mediat, pas takimit me raporterin per Shqiperine ne Parlamentin Evropian, Nicolas Chountis, ai kritikoi gjithashtu edhe "reagimin e studenteve shqiptare qe kane djegur flamurin grek gjate protestave te zhvilluara ne Shqiperi". "Denoj thirrjet antishqiptare te nje grupi te forcave te armatosura greke gjate parades per festen e pavaresise", reagoi Dule. Ne takimin me zyrtarin e larte te Parlamentit Evropian, lideri i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, tha se e njohur Chountis me situaten politike ne vend, ku i ka theksuar se eshte shume e rendesishme transparenca e zgjedhjeve te 28 qershorit. Dule theksoi se i ka sqaruar raporterit se qendrimin i kahershem i PBDNJ-se eshte per gjetjen e nje kompromisi ndermjet mazhorances dhe opozites. Ndersa europarlamentari ne kete takim, nga ana e tij nuk ka bere te ditur per mediat asnje detaj mbi zhvillimet politike ne vend. Diten e djeshme raporteri per Shqiperine ne Parlamentin Evropian ka zhvilluar nje sere takimesh me drejtues te larte te shtetit shqiptar, takime te cilat ne qender te saj kishin angazhimin e PE per liberalizimin e vizave per qytetaret shqiptare.
Chountis: Denojme aktet e parades ushtarake ne Greqi
Raporteri per Shqiperine, ne Komisionin e Puneve te Jashtme ne Parlamentin Evropian, Nikolaos Chountis, si eurodeputet i Greqise, denoi dje ashper aktet e parades ushtarake ne Greqi per Shqiperine. "Ne denojme aktet qe pame gjate parades ushtarake ne Greqi. Ne duhet t'i evitojme keto akte pasi nuk ndihmojne ne miqesine dhe marredheniet mes dy vendeve e dy popujve. Grupi yne ne Parlament, ka bere nje kerkese drejtuar qeverise greke per gjetur fajtoret e per te marre masat e duhura", u shpreh dje Chountis gjate takimit me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.