Gjendet nje i mitur, nje tjeter zhduket
Durres- Nje i mitur eshte gjetur pas disa muajsh kerkimesh policore teksa tentonte te emigronte si klandestin ne Itali, kurse nje tjeter eshte deklaruar i humbur nga familja diten e djeshme. Burime zyrtare bene me dije se rreth ores 08:45 u be verifikimi dhe kapja e personit te kerkuar me inicialet N. K., 16 vjec, banues ne lagjen nr. 18 Durres. Nga verifikimet e kryera ne sistemin "TIMS", rezultoi se i mituri eshte shpallur ne kerkim nga Drejtoria e Policise, per largim nga banesa. N. K., eshte kapur ne port nga sherbimet e Policise Kufitare duke tentuar te hipe ne nje nga kamionet qe do te imbarkoheshin ne tragetet e linjes Durres-Bari, me destinacion Italine. Pas kryerjes se veprimeve procedurale, i mituri ka rrefyer se ishte larguar me deshire nga banesa me qellim emigrimin, ndersa iu dorezua familjareve. Po diten e djeshme 44-vjecarja me inicialet V. K., ka bere kallezim per largim nga banesa te djalit te saj, Alen Kalia, 17 vjec, lindur ne Diber e banues ne lagjen nr. 14 Durres. "Nga ana jone u be shpallja ne kerkim dhe po punohet per gjetjen e tij si dhe sqarimin e rrethanave te largimit", thane burime zyrtare. Gjate muajve te fundit eshte rritur ndjeshem dukuria e largimeve nga banesa ne Qarkun e Durresit, ku pjesa me e madhe jane gra te martuara, vajza dhe djem te mitur.