E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy te mitur, vjedhin pajisjet e "Top-Channel"

Tirane-Dy te mitur jane kapur ne flagrance te shtunen, duke vjedhur disa materiale ne ambientet e kompanise mediatike "Top-Channel". Burime te policise, bene te ditur se te miturit F.M.,16 vjec nga Elbasani dhe A.B., 15 vjec nga Tirane, ne bashkepunim me njeri-tjetrin, kane hyre ne ambientet e brendshme te "Top-Channel", qe ndodhet ne bulevardin "Gjergj Fishta", tek ish-ekspozita "Shqiperia sot" dhe kane vjedhur disa materiale te teknikes se ketij televizioni. Te miturit jane kapur ne flagrance, ndersa materialet ne ngarkim te tyre i kaluan Prokurorise se Tiranes, per vepren penale te "vjedhjes".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›