Durres/ Emigron me pasaporten e italianes, hetim adoleshentes
Udhetoi me dokumentet e nje gruaje italiane, riatdhesohet 18-vjecarja nga Cesma e Peqinit. Policia e Durresit beri me dije, se nisi hetimet ne gjendje te lire ne ngarkim te vajzes me iniciale S. L., e cila ne fundjave u kthye ne port nga policia e Barit me tragetin "Flaminia" te linjes Bari-Durres. Sipas hetimeve te kryera, me 25 mars rreth ores 22:00, adoleshentja ka udhetuar drejt Italise me te njejtin traget, duke perdorur si dokument udhetimi, nje karte identiteti italiane ne emer te V. F., te ciles i eshte nderruar fotografia. Pas marrjes ne pyetje dhe dyshimeve per ndonje trafik te mundshem, e dyshuara po hetohet per "falsifikim" dhe "emigrim te paligjshem".