E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet gjate nates fabrika e sallamit ne Shkoder. Demi deri ne 3 milion euro

Forcat zjarrfikëse të Qarkut të Shkodrës vunë pak çaste më parë nën kontroll flakët në fabrikën e prodhimit të sallameve "Meta Master", në periferi në qytetit të Shkodrës. Flakët e zjarrit përfshinë në orët e para të mëngjesit të sotëm fabrikën e njohur të sallameve dhe proshutave,duke djegur pothuajse të gjitha pajisjet, por fatmirësisht pa shkaktuar dëme në njerëz. Burime zyrtare nga policia e Shkodrës bënë të ditur se "forcat zjarrfikëse të tre rretheve të prefekturës së qarkut të Shkodrës mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të situatës". Sipas burimeve, grupi hetimor i policisë dhe sektorit të mbrojtjes ndaj zjarrit, pas hetimeve paraprake konstatuan se shkak i rënies së zjarrit mund të ketë qënë një shkëndijë elektrike. Fabrika "Meat Master", pronë e vëllezërve Kimça, është një nga më prestigjiozet e tregut shqiptar dhe atij të huaj, e çertifikuar kohët e fundit me standarde bashkëkohore ndërkombëtare.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›